Staroviq: Seria e shumë pyetjeve për ngjarjet tragjike në Banjskë, kërkojnë përgjigje urgjente
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka thënë se rreth ngjarjeve në Banjskë, sot di shumë më tepër sesa dinim të dielën dhe se pala prishtinase ngjarjet tragjike t’i arsyetojë shkaqet me pasojat, transmeton RTS.
Staroviq thotë se e diela e 24 shtatorit ishte një nga ditët më tragjike në historinë tonë të re, e cila u shënua nga eskalimi më i madh i dhunës në territorin e Kosovës në 19 vitet e fundit.
“Sipas kufizimeve objektive që rrjedhin nga fakti i njohur se autoritetet shtetërore të Sërbisë nuk kanë fuqi të plotë efektive në hapësirën e K&M qysh prej vitit 1999, nuk ishte e lehtë për ne të vërtetonim të gjitha faktet e nevojshme dhe egzistojnë seri të tërë pyetjesh të hapura, por edhe sot ne dimë shumë më tepër sesa dinim të dielën ose të hënën”, theksoi Staroviq.
Ky i fundit thotë se natën e 23 dhe 24 shtatorit, grup sërbësh vendosën bllokadë rrugore në rajonin e fshatit Banjskë, në po atë natë ka pasur tentativë nga ana e Policisë Kosovare që bllokada të hiqej dhe në përplasjen e armatosur që pasoi, humbi jetën pjesëtari i Policisë Kosovare.
“Për këtë vrasje nuk ka arsyetim, nevojitet përcaktimi se kush është përgjegjës. Por sipas asaj që dimë-vrasja e policit kosovar nuk paraqiste qëllim apo mënyrë e gjithçkaje që është kryer nga ana e kryengritësve sërbë” thekson Staroviq.
Ky i fundit shton se në orët e mëngjesit të 24 shtatorit, nisi aksioni në shkallë të gjerë në të cilin morën pjesë qindra pjesëtarë të Policisë Kosovare.
“U refuzua çdo tentativë për zgjidhjen e situatës që ekzistonte në terren dhe urdhri, sipas asaj që dimë, tingëlloi: vritini të gjithë”, tha Staroviq.
Sipas fjalëve të tij, në përplasjet e ashpra të armatosura nga mëngjesi e në vazhdim, tre sërbë humbën jetën.
“Për ne është me rëndësi të veçantë që të përcaktohen saktësisht të gjitha faktet se si ka ndodhur vdekja e tyre, duke pasur parasysh se ka dëshmi të besueshme që mbështesin faktin se në të paktën dy raste, sërbët janë vrarë pasi janë plagosur dhe kanë dorrëzuar armët-se më e pakta në një rast një sërb u qëllua nga arma e zjarrit pasi u dorrëzua nga një distancë prej më pak se një metër-në mënyrën e egzekutimit klasik" tha Staroviq.
Pyetje që kërkojnë përgjigje
Kjo paraqet krim të madh dhe për këtë apelojmë tek bashkësia ndërkombëtare që të mos nxirren përfundime të shpejta lidhur me ngjarjet tragjike në Kosovë, nënvizon Staroviq dhe vë në dukje se të gjithë ne duhet të japim kontribut maksimal për të vërtetuar me saktësi faktet.
“Mbeten disa pyetje që kërkojnë përgjigje-për çfarë pjesëtarët e misionit të KFOR nuk dolën në vendngjarje dhe nuk kontribuan në zgjidhjen paqësore të situatës, përse nuk u lejua qasja e misionit të EULEKS, a duhej në këtë operacion të përfshiheshin formacione paraushtarake të përbëra nga elementë kriminelë të trajnuar posaçërisht jashtë vendit dhe për këtë arsye EULEKSI nuk merr rol aktiv në hetim”, thotë Staroviq.
Ky i fundit përmbylli se pala prishtinase po tenton të arsyetojë shkaqet me ngjarjet tragjike të 24 shtatorit në Banjskë.
komentet