Stojkovski: Mesazhet e Marta Kos nuk janë të reja, por sjellin më shumë inkurajim për përparimin e Maqedonisë
Andrej Stojkovski, drejtor ekzekutiv i "Institutit Prespa", vlerësoi se mesazhi kryesor i komisioneres evropiane për zgjerim, Marta Kos, nga Samiti në Shkup, ishte se pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk do të jetë e bashkuar.
"Nga ato që u thanë në hapje të konferencës, me shumë gjasë nuk mund të presim ndonjë gjë të re krahasuar me atë që liderët e BE-së kanë përsëritur vitet e fundit – se pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk do të jetë e bashkuar. Gjeografikisht këtë e dimë, por a ka ndonjë mesazh të ri? Ndoshta jo. Mendoj se ende lëvizim brenda të njëjtit kornizë kur flasim për vendin tonë, por tani ka pak më shumë inkurajim që gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian dhe Parlamentit, Maqedonia të përparojë", tha Stojkovski.
Ai shtoi se pritshmëria e Brukselit është që procesi i zgjerimit të përfundojë.
"E vetmja gjë që mund t’u rekomandohet udhëheqësve të rajonit është të veprojnë në përputhje me pritshmëritë e BE-së dhe kërkesat e negociatave, në mënyrë që të mund të përparojnë më shpejt. Pritshmëritë e Brukselit janë që deri në vitin 2030 të arrijë të mbyllë procesin e zgjerimit me disa nga vendet që aktualisht janë në proces. Pritshmëri reale ka për Malin e Zi, Shqipërinë dhe, shpresojmë, për Maqedoninë e Veriut," përfundoi Stojkovski.
0 komentet