Stojkovski: Mesazhi i BE për Shkupin ashtu sikurse tani-të përcjellë çka nevojitet

Stojkovski
Burim: Kosovo Online

Drejtori egzekutiv i Institutit Prespa në Shkup Andreja Stojkovski është shprehur se presidentja e Komisionit Europian Ursula Fon der Lajen gjatë vizitës në rajon me gjasa përcolli mesazhe të ndryshme në çdo vend, ndërsa përsa i përket Maqedonisë, thotë se nuk shikon asnjë dallim nga ajo çka ka folur derimë tani dhe kjo është që të përcjellë atë cka është e nevojshme që vendi të mund të ecë përpara.

Dëgjuam se çfarë tha kryeministri disa ditë më parë, ndërsa ditën tjetër dëgjuam dhe intervistën e një prej anëtarëve të Këshillit për Siguri Kombëtare. Mendoj se nuk ka të bëjë me nevojën për më shumë garanci, por me nevojën për vizion të madh politik, guxim dhe vendosmëri, sepse nuk egzistojnë garanci të tilla që mund të ndalin manipulimin politik në proçes apo udhëheqjen politike të procesit. Njëkohësisht, nuk egzistojnë garanci të tilla që mund t'ju inkurajojnë nëse vetë nuk posedoni guxim të mjaftueshëm", tha Stojkovski për Kosovo Onlajn.

Korniza negociuese, sikurse shton, flet për gjuhën maqedonase dhe flet rreth detyrimeve që legjislacioni i BE të përkthehet në maqedonisht.

"Kjo është një nga garancitë që dëshirojmë. Nëse presim ndryshimin e marrëveshjes, atëherë me gjasa do pritet shmë gjatë. Ndërkohë, nëse na mungon guximi, atëherë do të nisim të na mungojnë njerëzit sepse gjithnjë e më shumë njerëz e shikojnë të ardhmen dhe jetën e tyre jashtë këtij vendi. Gjithçka derisa nuk ka perspektivë, do të jetë gjithnjë e më e vështirë", mendon ai.

Stojkovski bën të ditur se situata apo statusi i çdo vendi në rajon është ndryshe, ndaj dhe pritet që mesazhi i BE për Shqipërinë të jetë i ndryshëm nga ai i Sërbisë dhe sigurisht i ndryshëm nga mesazhet përcjellë Maqedonisë.

"Nëse është kështu, atëherë kjo do të thotë se Sërbia nuk përmbush kriterin politik dhe nëse nuk përmbush kriterin politik, atëherë negociatat e mëtejshme janë me të vërtet në rrezik, pasi pa përmbushjen e këtij kriteri, nuk mund të flasim fare për nisjen e negociatave. Në Sërbi, Fon der Lajen foli rreth parimeve themelore të demokracisë dhe rezultatet në lidhje me ato parime themelore. Në rastin e Sërbisë, me gjasa do të jemi në gjendje të shikojmë mekanizmin politik të metodologjisë së re të zgjerimit në veprim", vlerësoi Stojkovski.