Suniog për urdhërat e largimeve në veri: Çdo rast do të zgjidhet në përputhje me standartet europiane

Tomaš Suniog
Burim: Kancelarija EU na Kosovu

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë Tomash Suniog konfirmoi për Kosovo onlajn se séanca me Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin e Pronave në të cilën do të diskutohen urdhrat e largimit nga banesat në veri të Kosovës, tashmë u planifikua dhe shtoi se ekipi i tij është i angazhuar për të siguruar që çdo rast të zgjidhet në përputhje me standardet europiane në fuqi.

Suniog kujtoi se pas marrjes së dy letrave nga një grup njerëzish që morën urdhra për largim, shprehu gatishmërinë e BE për të lehtësuar sesion informues me Agjencinë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronave dhe personave të prekur.

"Seanca tashmë është planifikuar. Me ndihmën e ekipit tim sesioni informues do të mbledhë disa njerëz që preken dhe do të drejtohet nga shefi i Agjencinë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronave” ka thënë Suniog për portalin tonë.

Sipas fjalëve të tij ai do të ofrojë mundësinë që të bisedohet rreth rasteve individuale dhe që do të identifikohen zgjidhjet e përgjegjshme për personat e prekur.

"Këtu është e rëndësishme të theksohet se edhe pse këto raste tashmë janë gjykuar, me vendime përfundimtare që janë të detyrueshme dhe ligjërisht të zbatueshme, ekipi im është angazhuar dhe është ende i angazhuar dhe brenda Agjencisë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronave për të siguruar zgjidhjen e çdo rasti në përputhje me standardet e vlefshme europiane kështu që të gjithë të interesuarit të marrin zgjidhje konkrete për strehimin” ka thënë Suniog.