Surlliq: BE humbi kredibilitetin në negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës

Stefan Surlić
Burim: Kosovo Online

Docenti i Fakultetit të shkencave politike Stefan Surlliq tha se kredibiliteti i Bashkimit Europian në negociatat mes Kosovës dhe Sërbisë është i dyshimtë dhe se fati i propozimit franko-gjerman do të jetë i njëjtë me fatin e Marrëveshjes së Brukselit. raporton Blic.

“Pas deklaratave të kryeministrit të institucioneve të përkohshme dhe përfaqësuesve të tyre, ndërsa ishte e dukshme se nuk do të shkohej tek ndonjë përparim, u krijua retorikë radikalo-nacionaliste e cila tashmë po krijon rrugë të varësisë në Kosovë. Gjithmonë e më shumë mbështetja e publikut dhe qytetarëve të mos dorëzohen në negociata dhe të mos lejohet formimi i BKS e meqenëse kjo ishte një nga temat, natyrisht i gjithë ky proces ishte i diskutueshëm, pra dihej që nuk do të kishte përparim” tha Surlliq për Tanjug.

Sipas tij, kur flasim për kredibilitetin e BE në negociata, ai vazhdon të jetë i diskutueshëm.

“Llajçak njoftoi se në muajt vijues duhet diçka të ndodhë nëse duan rezultat dhe nëse nuk ka, mendoj se fati i propozimit franko-gjerman, do të jetë si me marrëveshjen e Brukselit-pjesërisht  i zbatueshëm ndoshta jo përgjithësisht” thotë Surlliq.

Uashingtoni përgjatë gjithë kohës ishte i përfshirë, shton Surlliq, por mund të nxirret mesazh i caktuar prej ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Sërbi, Kristofer Hill, i cili tha: "Ne qëndrojmë pas Borellit".

“Në një farë mënyre ata i’a kalojnë të gjithë përgjegjësinë BE. Ju thatë se do të dilni me rezultate, sa i përket presionit tonë, ne bërëm atë çfarë është e mundshme dhe tani të gjitha “kreditet” i atribohen BE dhe nëse nuk ka rezultate, atëherë do të jetë pikërisht disfata e kredibilitetit të BE. Mund të vijmë në një situatë ku BE do të shpallë formalisht: Ne nuk mundëm asgjë, nuk kanë më kuptim takimet. Amerikanë, a dëshironi ju të merrni ndonjë rol më formal se deri më tani” ka vlerësuar Surlliq.

Është interesante, shtoi ai, se propozimi në Bruksel ka qenë i vështirë edhe për Beogradin edhe për Prishtinën dhe se nuk është e vërtetë ajo që thotë kryeministri kosovar Albin Kurti se ka pasur vetëm një propozim.

“Europianët hartuan planin, që paralelisht me formimin e BKS, para Beogradit kusht të jetë njohja e Kosovës pa yll në forumet rajonale, së dyti të njohë dokumentet, targat dhe gjithçka... ndoshta me të njëjtin mohim i përgjithshëm si më parë, por në thelb, është hap i madh përpara për Beogradin. Më vonë, faza e tretë me statusin special të kishës dhe në përgjithësi të implementohet BKS në tërësi" tha Surlliq.

Këto janë prerje të dhimbshme, theksoi Surlliq dhe shtoi se janë të vetdijshme si BE dhe Amerika që Beogradi bëri lëshim të madh, pasi u pajtua me të tillë plan.

“Dhe tani kur ju keni dhe para kësaj ndonjë paralelizëm refuzimin e Kurtit, atëherë është e qartë se Prishtina është absolutisht fajtore dhe se duhet t'i bartë sanksionet” tha Surlliq.

Ky i fundit theksoi se politika për të cilën interesohet Kurti nuk është BKS.

“E di se nga Beogradi nuk do të marrë këtë marrëveshje që kërkon njohjen reciproke dhe ajo që po bën në muajt e fundit, është krijimi i realitetit të ri-sërbët mund të jetojnë në Kosovë, mund të vuani dhe të paguani, por nën kujdesin e sistemit të institucioneve kosovare nga peshkimi deri tek lëshimi i disa licencave apo dokumenteve-ju jeni pjesë e sistemit kosovar, komunat kosovare. Ai në kohë të shkurtër ndryshon plotësisht realitetin në veri të krahinës jugore" vlerësoi Surlliq.