Todiq: Godina e Komunës së Lleposaviqit e dëmtuar në kaos total-pajisjet e shkatërruara, simbolet sërbe të hedhura andej-këndej

Zgrada Opštine Leposavić zatečena u potpunom haosu
Burim: Kosovo Online

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Lleposaviqit Zoran Todiq së bashku me bashkëpunëtorët e tij sot ka inspektuar ambjentet e komunës dhe ndeshi kaos total dhe dëmtime të rënda në pothuajse të gjitha zyrat. Në ditët pasuese sikurse thekson ai, do të punohet në vlerësimin e përgjithshëm të dëmeve.

Sipas Todiqit, ambjentet janë lënë në gjendjen të cilat “tejkalon çdo lloj supozimi”.

Nga zyra, sikurse thotë, janë zhdukur kompjuterë të shumtë dhe pajisje të tjera, shumë nga zyrat janë boshatisur plotësisht, rrjeti LAN u këput dhe mes sendeve të hedhura ndodheshin dhe ikonat, vepra arti dhe simbolet e popullit sërb.

"Fatkeqësisht, u ndeshëm me kaos të plotë në godinën komunale. Ajo çka mund të kishim hamendësuar dhe parashikuar doli e vërtetë. Duke qenë se e dimë se kush ka qëndruar në godinën e Komunës së Lleposaviqit për dy vjet e gjysmë e patëm idenë dhe sot e verifikuam se në cilën gjendje ishin pajisjet, ambjentet, dokumentacioni... Thjesht, kaos total", tha Todiq.

Ky i fundit shtoi se publiku tashmë pati mundësinë të shikonte zhvillimet që ndodhën në godinën komunale gjatë periudhës së mëparshme.

"E dinim, patëm mundësinë të shikonim se çfarë ndodhi nën çatinë e kësaj godine në dy vitet e gjysmë të fundit, ku është përdorur dhe alkooli, fatkeqësisht dhe disa substanca dehëse. Dimë që kanë qëndruar forcat speciale të Policisë Kosovare, dimë që kjo godinë në disa momente u shndërrua, mund të them lirisht, në një lloj baze ushtarako-policore. Dimë sesi u soll dhe sesi hyri kryetari ilegjitim të cilin e sollën këtu policët kosovarë nën përdorimin e forcës", tha Todiq.

Duke folur për sallën e konferencave, tregoi objekte të shpërndara dhe rafte bosh. Kujtoi se godina u rinovua në vitin 2020, me pajisje moderne që punonjësit të kenë mundësinë t'u ofrojnë shërbime qytetarëve në mënyrë adekuate. Më pas tha se do të bëhet vlerësim zyrtar i gjendjes.

"Unë e di që na pret shumë përpjekje dhe punë, sigurisht. Do të përpiqemi që në kohë sa më të afërt t’a përgatisim këtë ambjent në mënyrë që t'u ofrojmë shërbime qytetarëve tanë në një mënyrë adekuate dhe më të mirë. Ja sikurse mund t’a shikoni nën atë stativin tuaj ndodhet një pllakatë nga komuna jonë vëllazërore nga Stara Pazova, e cila është shndërruar dhe hedhur këtu për nuk e di se çfarë arsyesh”, vuri në dukje Todiq.

Ajo që dhemb më shumë, sikurse shton, është numri i madh i ikonave të shpërndara përdhe, ndërsa ambjentet gjenden edhe pa pajisje kompjuterike.

"Ajo që dhemb më shumë, në ambjentet në kabinet, kishte numër të madh pikturash artistike, gjithashtu ikonat tona, ja ku përfunduan ikonat e shenjtorëve tanë. Kjo me të vërtetë si njeri mund të them se dhëmb me të vërtetë. Gjithashtu, gjetëm ambjente bosh ku janë marrë një numër i madh pajisjesh kompjuterike dhe gjithçka tjetër, zyrat janë bosh çka sigurisht mund t’i verifikoni vetë. Instalimi për rrjetin LAN të internetit është i shqyer, i këputur dhe thjesht do të duhet të veprojmë shumë shpejt që të gjitha të funksionojnë në mënyrë që të mund t'i vendosim gjërat ngadalë në vendin e tyre", tha Todiq.

Ai shtoi se mungojnë një numër i madh dokumentesh.

"Mungon dhe sasi e caktuar dokumentesh, por besoj se në periudhën e ardhshme do të kemi me të vërtetë një raport objektiv me të cilin do t'ua paraqesim këshilltarëve tanë për t'ua prezantuar qytetarëve tanë atë që do të përballet menaxhmenti i ri i komunës dhe mbi të gjitha po mendoj për gjendjen financiare të komunës sonë. Përsa i përket burimeve njerëzore, një numër i madh i personave të punësuar rishtazi dhe ajo çka mund të konkludohet, këta persona nuk janë kompetentë për të punuar në administratë me gjithë respektin e madh. Nuk kam asgjë personale ndaj askujt, por thjesht atyre personave që kanë qenë të punësuar në dy vitet e gjysmë të fundit, nuk kanë kapacitet për të punuar në punë të caktuara të besuara. Kështu që ju lutem le të ecim më tej në atë pjesë ku qëndronte policia kosovare deri para pak ditësh, për të parë se në çfarë gjendjeje janë ato ambjente dhe çfarë kanë bërë disa njerëz të papërgjegjshëm me pajisjet që ishin lënë 100% në funksion", theksoi Todiq.

Në pjesën e godinës ku sipas thënieve të tij qëndronte policia kosovare, situata thotë ai, është edhe më e rëndë.

"Në këtë pjesë të godinës së komunës qëndronte deri para pak ditësh policia kosovare. Këto ambiente janë vërtet të shkatërruara. Mund t’a vërtetoni vetë se ku përfunduan pajisjet kompjuterike, kompjuterët, printerët dhe gjithçka që ishte vendosur në këto ambiente. Situata nuk është më e mirë as në zyrat e tjera dhe thjesht për shkak të këtij kaosi, dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi dhe të përgjigjet. Përse lejoi që një godinë këtu me të vërtetë e pajisur modernisht, një institucion të shndërrohej në një rrënojë, në një kaos. Dhe të përgjigjet se ku janë lënë pajisjet, dokumentacioni, etj. Unë besoj se bashkëpunëtorët e mi shumë shpejt do të kenë pasqyrë të situatës financiare në mënyrë që të informojmë publikun për të parë se çfarë shqetëson atë listë punonjësish, për të parë se kush janë këta njerëz, nëse plotësojnë kushtet themelore për të qenë në gjendje të punojnë në administratë, kështu që me të vërtetë kemi shumë punë dhe përpjekje për të vënë gjithçka në vend dhe thjesht për të përgatitur institucionin e Komunës së Lleposeviqit për atë për të cilën është bërë dhe themeluar dhe kjo para së gjithash të jetë shërbim për qytetarët tanë dhe këtu mendoj për të gjithë qytetarët tanë pavarësisht nga feja, përkatësia kombëtare e politike", shtoi Todiq.

Ky i fundit shton se mungojnë dekoratat dhe vlerësimet që kemi marrë.

"E di gjendjen se në çfarë gjendje e lashë kabinetin, ishte plot me vepra arti, plot ikona, fatkeqësisht gjithçka që lidhej me Republikën e Sërbisë, me sërbizmin, fenë tonë e hodhën poshtë dhe sot po tentojmë të gjejmë se ku përfunduan-ikonat, piktura artistike dhe shumë pllakata mirënjohëse që ne si komunë dhe kolegët e mi i fituam”, thotë Todiq.

Ai foli edhe për situatën e kuadrit në administratë.

"Sikurse konfirmuam gjatë ditës së sotme, në Komunën e Lleposaviqit gjthsej janë të punësuar 139 persona, prej të cilëve 83 janë shqiptarë, 50 sërbë e gjashtë boshnjakë. Rreth përvojës së tyre me të vërtetë në këtë moment nuk mund të flas. Egziston dyshim i fortë se një numër i madh i këtyre njerëzve nuk i plotësojnë kërkesat themelore për të punuar në një administratë. Dimë shumë mirë që në dy vitet e gjysmë të fundit ka pasur punësime politike këtu. Dimë që kanë ardhur shqiptarë nga pjesë të tjera të Kosovës, kështu që më besoni që është një situatë kaotike e përgjithshme. Dosje të këtyre personave nuk kemi. Punësimi i këtyre personave që ishin të punësuar në dy vitet e kaluara në Komunën e Podujevës sepse këtu nuk egzistonin kapacitete që kjo administratë të punonte siç duhej, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë në periudhën e ardhshme, por ajo që dëshiroj t’ju njoh është që sot morëm vendimin për shkarkimin e të gjithë personave të punësuar politikisht, kështu që prej sot ata nuk do të jenë pjesë e kësaj administrate. Në ato vende do të vijnë njerëz vërtet të besueshëm, ata që Lleposaviqi ka më të mirë në këtë moment në mënyrë që t’a vendosë sa më shpejt të jetë e mundur Komunën e Lleposaviqit në këmbë të shëndetshme dhe vetëm për këtë që Komuna e Leposaviqit sa më parë të bëhet ajo që duhet të jetë dhe kjo është shërbimi ndaj qytetarëve tanë”, tha Todiq.