Todoroviq: Tek "Mirdita" nuk do të ketë ngjarje publike më 28 qershor ndërkohë ende egziston e njëjta sasi keqkuptimi
Sofija Todoroviq nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut një nga organizatoret e festivalit “Mirdita, dobar dan” thotë se kritikat që këtë vit vijnë për llogari të manifestimit, nuk janë të motivuara me datën për të cilën rastisi dhe oponentët e festivalit çdo datë në të cilën do të zhvillohej ai, do të ishte e pafat.
“Nuk u zgjodh Vidovdani. Festivali mbahet nga 27 deri më 29 kështu që nuk mundemi të flasim se është zgjedhur një datë, kjo me të vërtetë nuk do të ishte e drejtë dhe as e saktë. Nga ana tjetër, javën që kaloi informuan se më 28 qershor nuk kemi aktivitete publike. Festivalin e kemi ndryshuar tashmë dy herë si pasojë e zgjedhjeve kështu që çdo datë është e pafat. Një vit kur kemi patur festival në maj, mendoj se atëherë Partia “Zavetnici” doli me historinë se sesi atëherë kishte një festë të madhe dhe se ne e bërëm ‘sërish qëllimshëm’. Tani nuk do të ketë ngjarje publike më 28 qershor ndërkohë ende egziston e njëjta sasi keqkuptimi dhe pavërtetësie që po shpërndahen rreth festivalit. Kështu që mendoj se nuk ka qenë arsyeja e Vidovdanit”, thotë Todoroviq për Kosovo onlajn.
Ajo shton se si çdokush që respekton besimin e vet, kulturën dhe traditën, nuk është e sigurtë se është mirë që të “abuzohet me festat fetare për të arritur synimet politike dhe axhendën dhe të cënosh një grup njerëzish”.
“Ky nuk është kuptimi i Vidovdanit, kurrë nuk ka qenë. Për mua është e rëndësishme të ndalet rruga në të cilën mendoj se disa njerëz ndodhen prej kohësh dhe elementë të caktuar ekstremistë në shoqërinë tonë dhe kjo është që çdo segment i besimit sërb, kulturës dhe traditës përdoret për qëllime destruktive, për të proklamuar rrënimin e diçkaje, shkatërrimin e diçkaje si diçka që ne do të na sjellë ndonjë fitore të merituar. Mendoj se kjo nuk është rruga tek e cila duhet të shkojmë”, deklaron Todoroviq.
Rreth asaj sesa ky festival për 10 vite egzistence arriti qëllimin e vet të promovimit të bashkëpunimit mes Beogradit dhe Prishtinës, bashkëbiseduesja jonë tha që po dhe shumë bile.
“Numër i madh i të rinjve falë këtij festivali vizituan si Sërbinë dhe Kosovën nga të gjitha komunitetet. Sasia e krijimtarisë kulturore dhe artistike që kemi shfaqur në festival në dhjetë vitet e fundit është e pabesueshme dhe imagjinoni sikur të mos ishte 'Mirdita' asgjë nuk do të ishte shfaqur. Numri i vizitorëve të festivalit po rritet nga viti në vit, numri i njerëzve që janë kuriozë dhe duan të dinë më shumë po rritet. Dhe kjo për mua është e rëndësishme. A mjafton ky numër dhe a jemi më të zhurmshëm se ata që janë kundër festivalit? Jo. Por kurrë nuk ka qenë qëllimi ynë që ata t'i mposhtim dhe për këtë arsye mendoj se është e rëndësishme t'i kthehemi asaj që në fakt është qëllimi themelor i egzistencës së këtij festivali. Shumë bashkëpunime lindën nga ky festival, artistë, njerëz që u njohën tek vetë festivali më vonë krijuan së bashku. Do të dëshiroja që të vazhdojmë në atë drejtim, por në rrethana të lumtura ku do të ketë më shumë mirëkuptim”, thotë Todoroviq.
Njerëzit që komentojnë negativisht ‘Mirdita, dobar dan’ në Sërbi sikurse shtoi, mendon se kjo nuk egziston në Kosovë kur festivali aty demonstrohet në skenë kultura moderne sërbe.
“Sigurisht që egziston. Por qëllimi i festivalit nuk është të masim dy rryma ekstremiste dhe as t’i përafrojmë. Me grupet ekstremiste duhet të merren shërbimet e sigurisë, organet e rendit dhe qetësisë dhe shteti si ai që nuk dëshiron që kjo lloj ideologjie dhe sjelljeje të ekspozohet në shoqëri. Ne kemi patur ‘Mirdita’ dhe në 2017 dhe 2018 dhe kjo e fundit ka qenë veçanërisht problematike por le të themi se në 2022 asgjë nuk ndodhi. Kështu që mesa duket nuk është çështja e festivalit dhe as data në të cilën rastis apo nuk rastis pasi në 2018 u gjetën një mijë arsye që pamja e paturpshme të largohej nga Beogradi dhe në 2022 ky nuk ishte rasti e tashmë sërish është. Mendoj se duhet të kenë shumë turp të gjithë ata që marrin pjesë në këtë fushatë abuzimi dhe shfrytëzimi festash dhe përdorimit politik të një festivali që lidh njerëzit” bën të ditur Todoroviq.
komentet