Trajkoviq: Egzistenca e maternitetit në Pasjan është e rëndësishme për egzistencën e sërbëve në K&M
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore në Gjilan me seli në Pasjan dr Violeta Trajkoviq e cila sot në emër të këtij institucioni shëndetësor ka pranuar dekorimin nga presidenti i Sërbisë, ka thënë se ky është nder i madh për të dhe institucionin që drejton duke theksuar se materniteti në Pasjan është i rëndësishëm për egzistencën e sërbëve në Kosovë.
I vetmi maternitet provincial në Europë mund të krenohet me numrin gjithnjë e në rritje të fëmijëve të lindur çdo vit.
Vitin e kaluar, në të lindën 136 foshnje, ndërsa sot ky institucion u dekorua me Urdhrin e Beslidhjes së klasit të dytë për merita të veçanta dhe rezultate të arrira në kujdesin shëndetësor.
"Është nder dhe kënaqësi e madhe për mua që sot, si u.d. së drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore të Gjilanit me seli në Pasjan, mora Urdhrin e Beslidhjes. Ky është nder i madh për mua, si mjeke specialiste. Kam qenë mjeke për 20 vjet qysh prej ditës së parë të punës në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë", tha ushtruesja e detyrës së drejtorit dr. Violeta Trajkoviq për Kosovo Onlajn.
Theksoi se materniteti në Pasjan është i vetmi maternitet provincial në Europë.
"Dhe çdo vit na lindin numër gjithnjë e në rritje të fëmijëve. Është mjaft e rëndësishme egzistenca e maternitetit pasi bëhet fjalë për mbijetesën dhe egzistencën e popullit sërb në Kosovë e Metohi", tha dr. Trajkoviq.
Në 10 vitet e fundit, në maternitetin e Pasjanit kanë lindur gjithsej 1,337 foshnja dhe në të nuk lindin vetëm gratë nga Anamorava e Kosovës, por edhe nga Shtërpca, Kosova qëndrore, jugu i Sërbisë.
0 komentet