Trifiq: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thënë më butë ishte qesharak, ngjall dyshime në qëllimin e vet
Drejtori i Institutit për Hulumtime Publike nga Graçanica Vlladan Trifiq u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas ankimimit të Partisë Demokratike të Kosovës, nëse është në tërësinë e saj siç është përcjellë përmbledhja, e thënë më butë është qesharak e madje tek laikët ngjall dyshime për qëllimin e asaj gjykate. Ai ka treguar se nëse afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës është 6 tetori dhe mandati i Albulena Haxhiut si ushtruese e detyrës së presidentit i skadon dy ditë më herët, ngelet vakum ligjor mes 4 dhe 6 tetorit.
"Gjykata Kushtetuese në vendim, vuri në dukje se afati për zgjedhjen e presidentit nis më 6 gusht dhe se 60 ditët do të skadojnë më 6 tetor. Megjithatë, egziston nen tjetër i Kushtetutës se ushtruesi i detyrës së presidentit mund të kryejë funksionin e vet për gjashtë muaj dhe ky mandat skadon më 4 tetor. Këtu vijmë në vakum ligjor nga 4 deri më 6 tetor, kështu që është e mundur që dikush, ta quajmë Albin Kurtin, veten t’a shpallë perandor, mbret të Kosovës... Sido që të egzistojë asnjë mekanizëm kushtetues as mbrojtje kushtetuese që diçka e tillë të parandalohet", spegon Trifiq për Kosovo Onlajn.
Megjithatë, duke pasur parasysh se nuk është publikuar vendimi i plotë i Gjykatës, Trifiq lë mundësinë e gabimit, pra që është përkthyer keq apo fjali të caktuara janë hequr nga vendimi i plotë me tendencë, por vëren se nëse vendimi është i tillë siç është shkruar, atëherë kjo madje dhe për laikët është diçka që ngjall dyshime të mëdha në qëllimin e gjykatës.
"Gjëja e parë që Gjykata Kushtetuese vendosi ishte nëse Kuvendi ishte konstituuar ligjërisht. Dhe erdhën në konkluzionin se nuk ishte konstituuar ligjërisht, sepse të gjitha afatet kishin skaduar. Por ata arritën në vendimin vijues-që Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën. Pra, Kuvendi që nuk bazohet në Kushtetutë, zgjodhi Qeveri që bazohet në Kushtetutë", tregon Trifiq.
Ky i fundit vëren se njëkohësisht Gjykata Kushtetuese erdhi në konkluzionin se Kuvendi u konstituua ndonëse nuk u zgjodh nënkryetari nga DPK.
"Dhe të gjithë kemi në mendje vendimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese kur Kuvendi u shpall jokushtetues sepse nuk u zgjodh nënkryetari nga Lista Sërbe. Ajo që u njoftua sot është, e thënë më butë, qesharake", tha Trifiq.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se presidenti i ri duhet të zgjidhet maksimumi më 6 tetor.
0 komentet