Uashington Tajms: “Kthesë e mençur” e Trampit drejt Sërbisë dhe Ballkanit
Presidenti amerikan Donald Tramp bëri “kthesë të mençur” në politikën ndaj Sërbisë dhe Ballkanit duke i drejtuar marrëdhëniet e Uashingtonit dhe Beogradit drejt diplomaticisë, bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në vend të politikës bazuar në trashëgiminë e viteve ‘90, vlerëson Uashington tajms.
Para gati 30 vitesh Amerika së bashku me aleatët e NATO, bombarduan Sërbinë gjatë luftës në Kosovë. Në kohën e bombardimeve, presidenti i atëhershëm i SHBA Bill Klinton më herët i zgjeroi e më pas shkeli dispozitat e Ligjit të kompetencave të luftës që e kufizonin presidentin nga sulmi ushtarak pa miratimin e Kongresit, ndaj shtetit të huaj për një periudhë prej më shumë se 60 ditësh, vërrehet në tekstin e Uashington Tajms.
Shtohet se Klinton vazhdoi bombardimet për 78 ditë, pavarësisht kundërshtimit të analistëve të politikës së jashtme dhe anëtarëve të Kongresit që luftën e quajtën të paligjshme dhe gjatë bombardimeve administrata amerikane foli dhe për sulm rastësor ndaj ambasadës së Kinës.
Autorja e tekstit Sheril K. Çamli kujton deklaratën e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në intervistë për Foks Njuz se mbështetja e SHBA në Sërbi është rritur ndjeshëm.
"Nëse pyesni njerëzit në Sërbi të bëjnë krahasim mes administratave Klinton dhe Tramp, apo mes demokratëve dhe republikanëve, nuk do ta besoni. Do të ishte 90 me 10 ose 95 me pesë", tha Vuçiq.
Kjo, shton autorja, është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Uashington Tajms kujton se sekretari i shtetit të SHBA Marko Rubio më 17 korrik gjatë dialogut të parë strategjik SHBA-Sërbi në Uashington, me ministrin sërb të punëve të jashtme Marko Gjuriq, njoftuan memorandum të ri mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushat e energjitikës, infrastrukturës, shkencës e teknologjisë, përfshirë kërkimin hapësinor, si dhe vazhdimin e programit Fullbrajt që lidh akademikët më të mirë amerikanë e sërbë.
Duke pasur parasysh interesin e Kinës dhe Rusisë në rajon, këto detyrime nuk janë vetëm çështje ekonomike, theksohet në tekst.
Kujtohet se Vuçiq disa muaj para takimit me Rubion në Uashington, udhëtoi për në Kinë sesi të finalizonte me Pekinin marrëveshjen dypalëshe.
"Në shtator të vitit 2025, gjatë qëndrimit të tij në Pekin për ngjarjet që shënonin 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Vuçiq u takua dhe me presidentin rus Vladimir Putin me të cilin foli për partneritetet "reciprokisht të dobishëm" të dy vendeve dhe nevojën për t'i "forcuar" më tej ato në të ardhmen", thekson Uashington Tajms.
Ndaj, sikurse bëhet e ditur në tekstin e medias amerikane, lind pyetja se ndikimi i kujt do të dominojë në Sërbi në të ardhmen.
Gjeografikisht, sipas Uashington Tajms, Sërbia ndodhet në udhëkryq të rëndësishëm mes Europës Lindore e Perëndimore.
"Këtë e ka pranuar madje dhe administrata e Xhozef Bajden, Departamenti i Shtetit në qershor të vitit 2021 njoftoi se Sërbia zë pozicion strategjik kyç në Ballkan, në udhëkryqin shoqëror, politik e gjeografik të Europës Lindore e Perëndimore dhe se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Sërbia të jetë pjesë e rajonit stabil ballkanik", shtohet.
Veç kësaj, shumica e popullsisë së Sërbisë është kristiane dhe e orientuar pro-Izraelit, ndaj Sërbia në masën më të madhe është e lidhur me parimet amerikane sesa me Kinën apo Rusinë, bën të ditur Uashington Tajms.
"Ndërsa lidhjet mbrojtëse thellohen, Sërbia bëhet një nga aleatët më të ngushtë të Izraelit në Europë", ka shkruar më herët këtë muaj Jerusalem Post, shtohet në tekst.
Për Izraelin, vend i cili, sikurse bën të ditur autorja, është shpesh subjekt i kritikave nga politikanët dhe qeveritë europiane, miqësia me Sërbinë është e rëndësishme. Marrëdhëniet e ngushta mes Izraelit dhe Sërbisë forcojnë më tej interesin amerikan në bashkëpunim me Beogradin.
Uashington Tajms pohon se Sërbia, për shkak të përvojave të saj nga luftërat e viteve ‘90, paraqitet si partner potencial i SHBA në luftën ndaj islamizmit radikal.
"Gjatë luftërave të viteve ‘90, muxhahedinët e huaj dhe pjestarë të lëvizjeve radikale islamike, të lidhura me rrjetin më të gjerë të xhihadizmit ndërkombëtar që më vonë sulmoi Amerikën, luftuan gjithashtu kundër popullit sërb", tha drejtori i Qendrës Memoriale të Republikës Sërbe të Bosnjës Denis Bojiq në një deklaratë dhënë Uashington Tajmsit.
Ai shtoi se sërbët, si popull kristian, prej dekadash kanë qenë shënjestër e strukturave radikale islamike.
Uashington Tajms më pas e lidh skenën e brendshme politike amerikane me çështjet e antisemitizmit, raportet ndaj Izraelit dhe islamizmit, duke bërë të ditur se për SHBA do të ishte e dobishme që të kishte sa më shumë shtete kristiane në anën e saj në luftën ndaj lëvizjeve kryengritëse islamike.
Sikurse vlerëson, Tramp nuk merr mjaftueshëm lëvdata për ndryshimet që po zbaton në politikën e jashtme, ndër të tjera sepse nuk është Barak Obama e as demokrat.
Këshilli Atlantik, sikurse thuhet në tekst, vlerëson se rëndësia e ndryshimit të politikës amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor është “e madhe”. Në fokus sipas këtij interpretimi, janë “interesat e forta gjeopolitike"-terminalet për gazin natyror të lëngshëm, ndërlidhjet me gaz, korridoret e trafikut, sigurinë kibernetike, aftësitë mbrojtëse dhe kufizimin e ndikimit rus e kinez.
Fjala është, konkludohet në tekstin e Uashington Tajms, për energjitikën dhe teknologjinë, por dhe për përpjekjen për të kufizuar ndikimin e Rusisë dhe Kinës.
Kthesa e Trumpit në politikën ndaj Ballkanit me gjasa nuk do t'i sjellë çmimin Nobel për Paqe as tituj pozitiv në gazeta, vlerëson autorja, por administrata e tij po ndërmerr hapa që do të sigurojnë interesat amerikane në afat të gjatë dhe historia mund të tregojë një ditë largpamësinë strategjike të politikës së tij.
0 komentet