Staroviq: Shembja e lagjes boshnjake shembull i zbatimit selektiv të sundimit të ligjit
Ministri për integrimin europian të Sërbisë Nemanja Staroviq reagoi për shembjen e sotme të objekteve në lagjen boshnjake në Mitrovicën e Veriut duke vlerësuar se Policia Kosovare po ndërmerr fushatë presionesh dhe frikësimesh të Albin Kurtit dhe se ky rast është shembulli më i mirë i zbatimit selektiv të sundimit të ligjit, ndërsa sërbët në Kosovë etiketohen si grupi etnik më i privuar nga e drejta e votës në Europën moderne.
“Imagjinoni që njerëzit të nisin shembjen e shtëpive pa leje. Inspektorët e ndërtimit të komunës vijnë dhe urdhërojnë ndaljen e punimeve sepse kjo thjesht nuk mund të bëhet pa leje. Atëherë shfaqet policia...dhe ndalon inspektorët? Pikërisht kjo ndodhi sot në Mitrovicën e Veriut në Kosovë”, tha ai.
Staroviq shton se sërbët janë grupi etnik më i privuar nga e drejta e votës në Europë.
“Mitrovica e Veriut është qytet me shumicë sërbe nën kontrollin e policisë monoetnike të armatosur rëndë që ndërmerr fushatë presioni dhe frikësimi të Albin Kurtit. Ky është shembulli më i mirë i zbatimit selektiv të sundimit të ligjit. Sërbët në Kosovë mbeten grupi etnik më i privuar nga e drejta e votës në Europën moderne, të privuar nga të dejtat bazike humane, politike e ekonomike” theksoi Staroviq.
Komuna e Mitrovicës së Veriut deklaroi sot se Inspektoriati Komunal pezulloi punimet për shembjen e disa objekteve në lagjen boshnjake, duke bërë të ditur se kontraktori nuk kishte leje të vlefshme për shembjen e tyre, ndërsa sikurse thotë, Policia Kosovare pengoi zyrtarët komunalë në ushtrimin e detyrës së tyre dhe i shoqëroi ata drejt stacionit policor.
Bërën të ditur se mbarë procesi i përpunimit të çështjes, nga konvertimi i tokës deri tek dhënia e lejeve për shembjen e objekteve egzistuese dhe ndërtimin e atyre të reja, është përgjegjësi e udhëheqjes së mëparshme.
0 komentet