Ugljanin: Individë në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut cilësohen si “arinj të bardhë”
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq dhe drejtori i inspektoriatit komunal, Fatir Berzati, nuk kanë qenë sot në seancën e parlamentit lokal për të prezantuar raportet gjashtëmujore, ndonëse kjo ishte e parashikuar në rendin e ditës, ndërsa kryetari i Kuvendit Komunal Nexhat Ugljanin theksoi se kjo tregon se disa në atë komunë janë të “mbrojtur si arinj të bardhë” nga ana e disa ministrave dhe zëvendëskryeministri kosovar dhe shkelin ligjin dhe Statutin e Komunës, nuk respektojnë as të punësuarit e as qytetarët.
Ai kujtoi se në rendin e ditës së seancës së sotme ishin raportet e të gjitha pushteteve, legjislative dhe egzekutive.
“Megjithatë autoriteti egzekutiv nuk na ka dorëzuar raport, çka është në kundërshtim me kornizën ligjore dhe që është detyrë e kryekomunarit dhe detyrim i të gjitha drejtorive. Ata sipas ligjit duhet t'i dorëzojnë të gjitha raportet Kuvendit komunal” tha Ugljanin për Kosovo Onlajn.
Ai theksoi se sot është marrë vendim që të gjithë drejtuesit prej javës në vazhdim duhet të jenë të pranishëm në mbledhjen e parlamentit lokal dhe të paraqesin raport për punën e tyre.
Bën të ditur se egziston pakënaqësi tek qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se kuvendi për të tretën herë kërkon raport nga drejtori i inspektoriatit i cili, siç thotë ai, fatkeqësisht është “nga një territor tjetër”.
“Në bisedë me qytetarët ka shumë pakënaqësi për sjelljen e atij drejtori, por jo për të tjerët që kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin. Duke qenë se ne e kemi miratuar aktin, Dekretin e Sjelljes, besojmë se qytetarët kanë të drejtë. Sapo të vijnë ankesa të tilla, ai duhet të paraqesë raport në parlament për faktin se ai nuk respekton atë akt”, theksoi Ugljanin.
Pyetjes nëse do të kërkonte shkarkimin e Berzatit, Ugljanin konfirmoi se do t'i kërkonte kryekomunarit të niste atë proces.
“Kam qenë i hapur dhe në punën e vetë kuvendit si kryetar. Ne do t’a kërkojmë këtë nga kryekomunari duke qenë se ai për të tretën herë nuk ka ardhur të japë raporte në organet kuvendore si autoritet legjislativ. Ne këtë kërkojmë" tha ai.
Ai vëren se persona të caktuar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut kanë privilegje politike dhe i injorojnë të gjitha rregulloret ligjore.
"Dikush është i mbrojtur si ariu i bardhë. Është e sigurt që janë të mbrojtur edhe disa drejtues në pushtetin egzekutiv, sepse janë imponuar nga politika e lartë si drejtorë. Nga komuna tjetër fatkeqësisht, udhëheqin këtë komunë sepse sigurisht që Komuna e Mitrovicës së Veriut ka figura profesionale që mund t'i kryejë të gjitha detyrat. Ky vend drejtues është imponuar në pushtetin egzekutiv nga ana e disa ministrave dhe zëvendëskryeministra”, ka theksuar Ugljanin.
Ky i fundit shtoi se dëshira e tij është që të përfaqësojë të gjitha komunitetet që jetojnë në veri.
Megjithatë, konstaton se ky për momentin nuk është rast.
“Ne ndjekim politikën tonë, e cila është e përcaktuar me ligj. Mbrojmë Statutin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, tashmë kemi bërë disa ndryshime në kuadër të Statutit dhe kemi disa kompetenca që tani janë zgjeruar dhe do të udhëhiqemi nga kjo në punën e mëtejshme të Kuvendit. Do të vijojmë të punojmë në radhë të parë në interes të qytetarëve, pavarësisht se cilit komunitet i përkasin”, ka konkluduar Ugljanin.
0 komentet