Serbët e përkrahin bojkotin e referendumit për shkarkimin e kryetarëve të komunave, kryetarët po bojkotojnë interesat e serbëve, cila është rrugëdalja?

Severna Mitrovica spremno dočekala Dan srpskog jedinstva, slobode i nacionalne zastave
Burim: Kosovo Online

Kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri të Kosovës, mesa duket do të qëndrojnë në ato pozita edhe pas 21 prillit, kur është caktuar referendumi për largimin e tyre. Sipas vlerësimeve të palëve serbe, ky proces paraprakisht është i dënuar të dështojë për shkak të, siç besojnë, procedurës së pamundur të paraparë nga autoritetet kosovare, prandaj edhe kanë vendosur ta bojkotojnë.

Vazhdimi i menaxhimit të komunave nga kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, në të cilat votuan vetëm 13 serbë, sipas mendimit të bashkëbiseduesve të Kosovo online, nuk do të jetë gjë tjetër veçse vazhdim i bojkotit të interesat e popullatës shumicë serbe.

Përveç mosbesimit ndaj kryebashkiakëve shqiptarë, besimi i serbëve të veriut ndaj bashkësisë ndërkombëtare është, thënë më butë, në këmbë xhami, për të cilën kontribuoi shumë sigurimi se nënshkrimet e mbledhura në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryetarëve do të jenë të mjaftueshme dhe se pas kësaj proces kryetarët e bashkive do të tërhiqen nga postet e tyre. Pasi që kjo nuk ndodhi, dhe diplomatët perëndimorë e shohin me mosmiratim bojkotin e referendumit, liderët aktualë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit mund të llogarisin në qëndrimin në pushtet deri në zgjedhjet e rregullta lokale në vitin 2025.

Sllobodan Stoshiq, menaxher programi i Qendrës për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) thotë se nuk sheh se presionet e disa vendeve evropiane ishin më të forta dhe se ato mund të kishin kontribuar në dorëheqjen e kryetarëve të komunave.

“Nëse presionet do të rriteshin tani, edhe sikur të ndërroheshin kryetarët, këshilltarët në kuvende do të mbeteshin të njëjtë dhe këshilltarët aktualë të Komunës së Mitrovicës  së Veriut  nuk e përfaqësojnë popullatën reale që jeton këtu”, thotë Stoshiq për Kosovo online.

I pyetur nëse ka mundësi të shpallen zgjedhje të njëkohshme lokale dhe të jashtëzakonshme parlamentare, nëse ato ndodhin, ai thotë se është e mundur.

“Unë shoh se partitë opozitare kërkojnë largimin e kryeministrit Kurti, po përgatiten për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Nëse kjo ndodh, mund të presim edhe zgjedhje të jashtëzakonshme lokale”, konsideron Stoshiq.

Siç thekson ai, është e rëndësishme të theksohet se çfarë ka çuar në gjendjen aktuale, që është ndër të tjera vendosja e kamerave në qendrat e votimit..

“Ata vetëm deklaruan se inçizimet mund të merren nga institucionet ligjzbatuese, që është një term pak më i gjerë, unë personalisht, por edhe organizata ime, i kuptoj shqetësimet e qytetarëve që kanë frikë se do të inçizohen dhe se mund t'u ndodhë diçka pas zgjedhjeve, se ato inçizime do të  keqpërdoren, sepse nuk janë zgjedhje të rregullta, nëse janë të rregullta, atëherë kamerat dhe inçizimi do të kishin kuptim, si ky në këtë referendum, pra në votën për shkarkimin e kryetarit, vetëm njerëzit që votojnë kundër kryetarit do te dalin qe do te thote qe ai qe eshte pro kryetarit mjafton te rrije ne shtepi. Njerezit qe do te dalin ata qe janë kunder kryetarit janë në fletevotim prandaj kemi arsye te shqetesohemi”, ka theksuar Stoshiq.

Lidhur me situatën e re, politologu Ognjen Gogiq kujton se kryetarët shqiptarë në disa raste kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të largohen nga postet e tyre, dhe siç vlerëson ai, në vazhdim të mandatit do të vazhdojnë të sillen si më parë dhe do të marrin vendime që drejtohen drejtpërdrejt kundër interesave të popullatës vendase.

“Popullsia në katër komunat veriore, e veçanërisht në Mitrovicën e Veriut, ku janë marrë vendimet më të diskutueshme, shumë qartë e shpreh qëndrimin dhe kundërshtimin e tyre ndaj atyre vendimeve dhe duket se këta përfaqësues të qeverisë nuk i kushtojnë rëndësi kësaj. Nëse nuk zëvendësohen do t'i inkurajojë, do të mendojnë se kanë fituar në këtë situatë”, tha Gogiq për Kosovo online.

Njëkohësisht ai thekson se që nga vjeshta e kaluar “ka qarkulluar historia” se serbëve do tu mjaftojë që të nisin procedurën për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave sipas Udhëzimit Administrativ dhe të mbledhin nënshkrime përmes një peticioni dhe se bashkësia ndërkombëtare më pas do të ushtrojë presion mbi palën kosovare që ta përshpejtojë procedurën duke i detyruar vetë kryetarët e komunave të japin dorëheqjen.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë, si nga misionet diplomatike ashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare, erdhën në veri të Kosovës dhe i siguruan përfaqësuesit e komunitetit serb për këtë, dhe në të njëjtën kohë ata pohuan se vetë Kosova nuk ka nevojë për referendum sepse mund të kontestohet para gjykatave dhe se është një kosto e madhe për buxhetin e Kosovës. Njerëzit vërtet u siguruan se nënshkrimet në peticione do të mjaftonin dhe kjo është një nga arsyet pse njerëzit pranuan të nënshkruajnë peticionet, duke menduar se ky proces do të përfundojë”, thotë Gogiq.

Pasi që ndërkohë pasoi ndalimi i dinarit, i cili edhe më shumë e cenoi besimin e serbëve në institucionet e Prishtinës, bashkëbiseduesi ynë thotë se qytetarët tani mendojnë se edhe nëse i zëvendësojnë kryetarët me referendume, kjo nuk do të mbetet si vendim përfundimtar, por do të gjendet sërish një mënyrë për ta bërë këtë “mashtrim”.

“Prandaj, është më e vështirë të motivohen njerëzit që të firmosin diçka sërish, këtë herë në vende të paarritshme, nën kamera, kur mendojnë se nuk do të ketë asnjë qëllim dhe se ato banda nëpër komuna do të qëndrojnë në pushtet deri në fund të mandatit.  Ky është një tjetër premtim i thyer që është bërë qëllimisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga i cili të gjithë me sa duket tani po largohen”, thotë Gogiq.

Siç shton ai, kjo përsëri tregoi se bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të bëjë presion ndaj Kurtit vetëm deri në një masë.

Pavarësisht gjithçkaje, ai beson se deri më 21 prill, kur është caktuar referendumi, ka vend për të diskutuar për pengesat teknike që i pengojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe se nuk duhet të gjykohet mundësia për të gjetur një kompromis me shtyrjen e referendumit. Partitë serbe, shton ai, mund të vendosin kushtet për daljen në referendum, ku njëra prej tyre të jetë rishikimi i listës zgjedhore, sepse, thotë ai, është një rrethanë e çuditshme që numri i votuesve të rritet papritur.

“Se çfarë qëndrimi do të ketë bashkësia ndërkombëtare në fund do të varet nga sa bindëse janë arsyet e ofruara se problemet janë të pakthyeshme”, beson Gogiq.

Ai thekson se duhet pasur parasysh edhe se Kosova po shkon në zgjedhje parlamentare, më së voni në dimrin e vitit 2025, por me sa duket më herët, ndoshta në vjeshtë të këtij viti, sepse Albin Kurti nuk dëshiron të presë zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, por dëshiron që të sigurojë mandatin përpara se të ketë një ndryshim të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë. Në rastin e ndryshimit të pushtetit në nivel qendror, siç thotë ai, ky mund të jetë një faktor që do të ndikonte nëse gjendet vullneti politik për të përshpejtuar procesin e zëvendësimit të kryetarëve në veri.

Sociologu Vlladimir Vulletiq thotë për Kosovo online se bashkësia ndërkombëtare në njëfarë mënyre është zotuar se problemi me kryetarët shqiptarë në veri do të zgjidhet me procedurë urgjente dhe se së shpejti do të bëhet një vit që ky problem zvarritet ndërsa Prishtina vazhdimisht vë në dukje kushte dhe kërkesa të reja. Shtrohet pyetja, thotë ai, se a do të paraqitej diçka e re si kusht edhe nëse qytetarët do të dilnin në referendum për largimin e tyre, kjo është një nga arsyet pse serbët, sipas tij, me të drejtë nuk duan të shkojnë në të.

“Ata presin që bashkësia ndërkombëtare të veprojë në përputhje me fjalën e tyre. Përveç kësaj, ka edhe arsye praktike për mos daljen në referendum që kanë të bëjnë me politikën e udhëhequr nga Albin Kurti, sepse gjatë gjithë kohës që ka qenë në krye të institucioneve të përkohshme, ai ka ndjekur politikën e presionit ndaj serbëve, të cilët pastaj ose shpërngulen ose kërkojn një lloj strehimi. Çështja është nëse ai referendum mund të realizohet dhe të paraqesë gjendjen reale në terren”, thotë Vulletiq për Kosovo online.

Nëse kryetarët shqiptarë qëndrojnë në detyrë, ai thotë se do të krijojë probleme praktike, sepse disa projekte të rëndësishme tashmë janë ndërprerë për bashkitë sepse nuk janë në interesin e tyre.

“Ata nuk janë emëruar për të udhëhequr një politikë nga e cila do të përfitojnë serbët. Për ndërtimin e rektoratit në Mitrovicën e Veriut, për shembull, janë ndarë mjete, por puna është ndërprerë. Si studentët ashtu edhe stafi mësimdhënës vuajnë dhe e gjithë kjo e vështirëson jetën normale të serbëve. Ajo që kam frikë është se së shpejti do të kemi një situatë të re në të cilën do të sulmohen institucionet arsimore, ndoshta edhe institucionet shëndetësore, në mënyrë të ngjashme me sulmin ndaj sistemit bankar”, thotë Vulletiq.