Ukshini: Amerikanët do të jenë faktor vendimtar për marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës

Silje Ukšini
Burim: Kosovo Online

Ish diplomati Syl Ukshini vlerëson për Kosovo onlajn se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol kyç në arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës duke bërë të ditur se dialogu dhe pajtimi janë rruga e vetme drejt stabilitetit të Ballkanit.

Duke komentuar raportin e mëparshëm të Departamentit të Shtetit, Ukshini tha se ndikimi amerikan momentalisht është i paktë, por që Uashingtoni tradicionalisht merr rol kryesor kur vlerëson se ndërmjetësit europianë nuk mund të shkojnë drejt zgjidhjes.

Ndikimi amerikan është i paktë. Është interesante që amerikanët përherë fazën e parë u’a lënë europianëve. Kështu ishte në Dejton dhe në Kosovë. Kur amerikanët shikojnë se europianët nuk munden, pas marrjes, si buldozer lëvizin konkretisht. Europianët janë më shumë burokratë", tha Ukshini.

Ky i fundit shtoi se, pavarësisht skepticizmit ndaj aspekteve të caktuara të negociatave, beson se marrëveshje mes sërbëve dhe shqiptarëve është e domosdoshme.

"Di që është mirë që sërbët, Sërbia dhe shqiptarët e Kosovës të arrijnë marrëveshje. Lufta dhe konflikti nuk sjellin asgjë. Kemi vitet 1988, 1989, 1990 dhe 1999-çfarë kontribuan? Kufijtë e Kosovës janë të njëjtë, kufijtë e Sërbisë po ashtu, kufijtë e Kroacisë janë të njëjtë dhe të Sllovenisë po ashtu", tha ai.

Ukshini beson se për zgjidhje të përhershme do të ishte e rëndësishme që "në Sërbi të shfaqet politikan i gatshëm të flasë haptazi për nevojën e pajtimit".

“Nëse në Sërbi shfaqet një De Gol dhe thotë se në këto vise prej 100 vitesh ka pasur konflikte dhe se dëshirojmë të jetojmë në paqe me Kosovën, atëherë Kosova ka shans për të afirmuar dhe ofrojë dorën e pajtimit”, tha Ukshini.

Ky i fundit theksoi se krimet e së kaluarës nuk duhet të fshihen, por që e ardhmja nuk duhet të bazohet në urrejtje.

"Pati shumë krime, konflikte, vuajtje dhe qarje. E ardhmja nuk ndërtohet me fshehjen e krimeve. Duhet thënë se këto gjëra ndodhën, por edhe që të angazhohemi që të mos përsëriten", tha ai.


Duke folur rreth raporteve mes sërbëve dhe shqiptarëve, Ukshini vlerësoi se sërbët në Kosovë shpesh janë "mes dy zjarreve".

"Mua ndonjëherë më vjen keq për sërbët e Kosovës, sepse janë mes dy zjarresh. Nëse bashkëpunojnë me shqiptarët, janë të këqij me Beogradin dhe anasjelltas. Ndonjëherë nuk mund të vendosin as vetë", tha ai.

Shtoi se brezat e ardhshëm duhet të edukohen me frymën e bashkëpunimit dhe vlerave europiane.

"Duhet të kuptojmë se dialogu, pajtimi dhe marrëveshja janë zgjidhja për të gjithë. Çelësi i stabilitetit në Ballkan janë shqiptarët dhe sërbët, dy kombet më të mëdha dhe mendoj se është koha ta mbyllim këtë pjesë të konfliktit. Ata nuk kontribuojnë gjë tjetër veçse dhimbjes", konkludoi Ukshini.