Ukshini: Qeveria teknike e cila do të shërbente vetëm për organizimin e zgjedhjeve, do të siguronte garë të barabartë
Ish diplomati Sylë Ukshini thotë për Kosovo onlajn se nëse egziston dëshira për zgjedhje të drejta dhe demokratike, do të duhej që opozita të kërkonte qeveri teknike, si ajo që ndodh në Maqedoninë e Veriut dhe shumë vende të tjera, ku do të organizonin zgjedhje e kështu qeveria e dorëhequr të mos ketë mundësi të shfrytëzojë burimet publike, buxhetin dhe të hollat dhe që të gjithë të ishin të barabartë gjatë zgjedhjeve.
"Nëse institucionet nuk formohen pas zgjedhjeve, për zgjedhjet e ardhshme duhet të zgjidhet qeveri teknike me njerëz që nuk marrin pjesë në politikë, që janë neutralë dhe të propozuar nga të gjitha partitë politike. Ata që vijnë nga bota e artit, shkencës dhe akademisë, që nuk kanë lidhje me partitë politike. Kjo do të ishte qeveri që do të shërbente vetëm për të ruajtur procesin zgjedhor dhe do të kishim konkurrencë të barabartë. Qeveria e tashme po udhëheq sepse nëse është në gjendje të shpërndajë 200 milionë, kjo dëmton partitë opozitare dhe i jep avantazh qeverisë", thekson Ukshini.
Duke komentuar premtimet e liderit të PDK opozitare, Bedri Hamza rreth rritjes së pagave dhe pensioneve, si dhe uljen e taksave, pa speguar se si do të kryhet kjo, Ukshini thotë se Hamza ishte ministër i financave dhe se ka përvojë e ide, por dhe që këto ide duhet t'u spegohen më konkretisht qytetarëve.
"Në vend të ndihmës sporadike, do të ishte më mirë të rregulloheshin dhe rriteshin me ligj pagat, si dhe të ndaloheshin paratë e hedhura në kohë fushate. Kjo ka ndodhur edhe më parë. Kjo do të thotë se nuk ka garë dhe asgjë çka do të çonte në favorizim. Bedriu është ekspert i jashtëzakonshëm dhe është në duart e qytetarëve se kujt do t’ja japin votën", thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai sugjeron që në fushatën zgjedhore do të duhej që të shmangeshin slloganet nacionaliste.
"Në Kosovë dhe mbarë Ballkanin, duhet të lihet mënjanë termi 'tradhtar' në lidhje me Sërbinë, sepse po vijmë në situatë absurde. Të gjithë qytetarët e Kosovës punojnë për Sërbinë dhe të gjithë sërbët punojnë për shqiptarët e Kosovës. Kush është tradhtar, kush është patriot, kush është engjëll, kush është djall-njerëzve nuk u interesojnë, dëshirojnë perspektivë. Të rinjtë duan punë dhe jetesë kualitative, shkollim, shëndetësi, këto janë çështjet që duhen të merren.
Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia-të gjitha kanë probleme me migrimin. Duhet të bisedohet rreth asaj sesi të ndalet ky trend dhe t’a bëjmë jetën më atraktive. Vajzës sime në shkollën e mesme, nuk i intereson historia, problemet, se kush është tradhtar e kush jo. Në fund të ditës më pyet se cila është shkolla apo fakulteti më i mirë ku mund të përmirësohet për jetën e saj të ardhshme", bën të ditur Ukshini.
Brezat e rinj, sipas vlerësimit të tij, kanë të tjera pritshmëri dhe interesime.
"Mjaft me këto çështje ballkanike. Vendi është i bukur për aq sa demokracia është stabile, i bukur dhe kur është shumëetnik dhe kur të gjithë ndihen të barabartë. Këtë e di sepse kur isha i ri, nuk ishim të gjithë të barabartë, kishte urrejtje dhe depresion kolektiv. Kosova europiane është e bukur kur shqiptari ndihet mirë, por edhe kur ndihet mirë dhe sërbi, turku dhe romi. Duhet të shmangim slloganet nacionaliste, që të ofrojmë oferta për progres të vendeve që na çojnë drejt vlerave të vërteta europiane. Mbarë Ballkani ka vuajtur shumë. Prej luftërave ballkanike e deri më sot. Dhe në Europë na shikojnë me dyshim, pavarësisht tek ajo nëse themi se jemi të mirë apo të këqij në krahasim me sërbët apo shqiptarët. Në Berlin na konsiderojnë të barabartë", thotë ai.
Ballkani, sikurse beson, duhet t'i thotë lamtumirë kulturës së armiqësisë dhe urrejtjes dhe t'i drejtohet çështjeve të përparimit për jetë të mirë. Kur njerëzit jetojnë mirë, shton ai, nuk kanë probleme në lidhje me atë se kush e ku, çfarë feje apo kombi i përkasin.
"Vendet do të përparojnë kur të kenë diversitet kulturor, sepse idetë rrjedhin nga të gjitha anët. Atëherë kemi jetë të mirë. Slloganet nacionaliste në Ballkan janë si ëmbëlsirat, duken të ëmbla, por nëse hahen në sasi të mëdha, çojnë në sëmundje të sheqerit dhe pasojat ndihen nga këta popuj. Për shkak të urrejtjes ndaj të tjerëve, vetë paguajnë çmimin. Këtë e kanë paguar dhe gjermanët. Ende vuajnë dhe paguajnë për atë që bërën mes dy luftërave botërore. Popujt e Ballkanit duhet të mësojnë nga shembujt negativë sesi jeta e tyre do të ishte më e mirë dhe më e bukur në demokraci", konkludon Ukshini.
0 komentet