Vuçiq: Deri sa të jem unë president, Sërbia nuk do t’a njohë Kosovën dhe do të jetë ushtarakisht neutrale

Aleksandar Vucic
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Sërbia derisa të jetë ai në funksion nuk do t’a njohë Kosovën dhe do të jetë ushtarakisht neutrale.

Duke komentuar “non-pejper“ të cilën e ka shfaqur gazeta Bosnja e Lirë (Slobodna Bosna) në të cilën shfaqej propozimi se në pranverë apo deri në verë të vitit të ardhshëm do të mbahet konferenca për vendet ballkanike në të cilën Sërbia dhe Kosova detyrohen të njohin njëra-tjetrën si dhe në kandidaturën e përbashkët me B&H për anëtarësi në NATO, Vuçiq ka thënë se “nuk është problem që dakordësohen, por janë edhe tre karta shtesë”.

“Derisa unë të jem president i Sërbisë, Sërbia nuk do t’a njohë pavarësinë e Kosovës. Deri sa unë të jem president, Sërbia do të jetë ushtarakisht neutrale. Ndërsa president i Sërbisë do të jem edhe për për 2 vite e disa muaj. Gjatë kësaj kohe ato konferencat botërore, botës së bardhë dhe çuditë e tjera, le t’ia varin 'maces tek bishti', ka thënë Vuçiq.

Kundër çeljes së Fashikullit 3 kanë qenë vendet balltike, Finlanda, Suedia, Holanda, Kroacia dhe Bullgaria

Me rastin e lajmit se ambasadorët e shteteve anëtare të BE sot nuk arritën marrëveshje rreth çeljes së Fashikullit 3 në qasjen e negociatave me Sërbinë, Vuçiq tha se ngelet që rreth kësaj të bisedohet në javët e ardhshme.

Ai tha se kundër çeljes së Fashikullit 3 kanë qenë vendet balltike, Finlanda, Suedia, Holanda, Kroacia dhe Bullgaria.

“Të shikojmë, kemi edhe shtatë ditë. Nëse duan-duan, nëse nuk duan-nuk duan, u faleminderit. I di të gjitha, sapo dikush aty duhet të vendosë për ne, por përherë doni të n’a jepni shanc”, ka thënë presidenti Vuçiq.

“Kërkesa” personale nga opozita që Vojvodina të jetë e pavarur, Vuçiqi i vlerësoi si “ide të çmendura dhe të pakuptimta”.

“E di që ata kanë ëndërra të ndryshme, por prej tyre nuk ka asgjë. Vojvodina është pjesë e Sërbisë dhe jo vetëm që askush nuk dëshiron atë që do, por Vojvodina është e lidhur fort me Sërbinë. Veriu i Sërbisë është i lidhur fort me gjithë atdheun e tij. Është qesharake për mua për të komentuar këtë” ka thënë Vuçiq.