Vuçiq: Jeta e serbëve nuk vlen më pak se jeta e të tjerëve, Serbia nuk do të pushojë derisa të dihet e vërteta e plotë

Aleksandar Vučić
Burim: Print Screen/Instagram

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u është drejtuar sot qytetarëve përmes një video-mesazhi në Instagram, në të cilin ka thënë se Serbia do të fitojë, edhe pse disa kanë bërë gjithçka për ta shkatërruar.

“Të nderuar qytetarë të Serbisë, kemi kaluar shtatë ditë të vështira, ndoshta më të vështirat në 15 vitet e fundit. Më të vështirat për shkak të ngjarjeve në rajonin e KdheM, por edhe për shkak të fushatës së përgjithshme të nisur kundër Serbisë sonë, një fushatë gënjeshtrash dhe të pavërtetash. Dhe siç thotë populli ynë nuk bie borë për të mbuluar kodrën, por për çdo bishë të tregojë një gjurmë. Kemi parë se kemi miq, nuk janë të shumtë, por janë trima. Këta janë njerëzit që mbrojnë me dinjitet si urdhrin e OKB-së, ashtu edhe të drejtën e të vegjëlve për zërin e tyre, të drejtën e kombeve të vogla për të mbijetuar. Gjithashtu, ne u përballëm me presionet më të vështira të mundshme. Një parim që vlen për të gjithë të tjerët, dhe papritmas nuk vlen vetëm për një, ata janë serbët”, tha Vuçiq.

Ditët e kaluara, tha ai, kanë gënjyer shumë për praninë e forcave ushtarake serbe.

“Në fakt, të jem i sinqertë, i shqetësoi që e kuptuan se Serbia ka armë të sofistikuara, siç thonë ata. Ne do të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen e vendit tonë, por Serbia dëshiron paqen. Dhe gjithçka që thoshin ata shpikën dhe gënjyen dhe e dinin se po shpiknin dhe gënjenin. Mirëpo, gjëja më e vështirë ishte të dëgjoheshin rrëfimet se si duhet ta mirëpresim veprimin e të ashtuquajturës polici të Kosovës dhe garancitë se nuk ishte bërë në mënyrë profesionale ishin të kota.  Më kot mbeti pa përgjigje pyetja jonë, pse EULEX-it iu refuzua të merrte pjesë në operacion, por ata u vendosën në sallën e operacionit që vetëm të shikojnë nga larg se si bëjnë diçka, dhe ata kanë per te perkrahur sepse çdo gje qe eshte kunder serbeve duhet pershendetur. Ato përpjekje për të heshtur se si u vranë disa nga serbët nuk ia dolën dhe nuk do të kalojnë, prandaj po ju njoftoj se brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni. Kemi deklarata të dëshmitarëve okularë, njerëz që kanë qenë në vend dhe kanë parë se si dhe në çfarë mënyre është vrarë brutalisht të paktën një i plagosur. Dhe Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta e plotë, sepse jeta e serbëve nuk vlen më pak se jeta e të tjerëve. Dhe nuk më intereson se kush dhe sa presion do të ushtrojnë, ashtu siç nuk më intereson se si dhe në çfarë mënyre synojnë ta lëndojnë Serbinë me gënjeshtrat e tyre, si në rajon, ashtu edhe në mediat perëndimore”, tha Vuçiq.
Ai ka thënë se për pavarësinë e Kosovës mund vetëm të ëndërrojnë.

“E jona është të bashkohemi, të jemi edhe më të fortë, të ndërtojmë më shumë fabrika, akoma më shumë rrugë, spitale, të forcojmë ushtrinë tonë, të mbrojmë vendin tonë, të mbrojmë Serbinë tonë. Dhe ju mund të ëndërroni për pavarësinë e Kosovës. Serbia do ta mbrojë Kartën e Kombit të Bashkuar, Serbia do të mbrojë Rezolutën 1244, Serbia do të mbrojë integritetin e saj territorial. Rroftë Serbia, Serbia do të fitojë”, ka thën Vuçiq.