Vuçiq me Bërnsin për Kosovën: Thelbësore të ofrohet paqja dhe siguria për popullin sërb

beograd
Burim: Instagram/buducnostsrbijeav

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me këshilltarin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp për çështje shpirtërore, pastorin Mark Bërns me të cilin ka biseduar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe për situatën në Kosovë, me theks të veçantë në pozitën e popullit sërb, ruajtjen e objekteve të shenjta dhe ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore e shpirtërore.

“Theksova se është domethënëse dhe e rëndësishme që të respektohet liria e besimit dhe të drejtat e të gjithë njerëzve, si dhe të sigurohet paqja dhe siguria për popullin tonë” shkruan Vuçiq në llogarinë e Instagramit “buducnostsrbijeav“.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për rëndësinë e mirëkuptimit dhe dialogut.

Vuçiq falenderoi Bërnsin ku gjatë vizitës në Bratunac, bëri homazh për viktimat e pafajshme sërbe të vrara duke përcjellë mesazh paqeje, respekt ndaj të gjitha viktimave dhe domosdoshmërinë që e vërteta dhe kujtesa të ruhen për hir të brezave të ardhshëm.

“Biseduam për vlerat që lidhin popujt tanë-për besimin, familjen, lirinë dhe respektimin e ndërsjelltë. Shpreh bindjen se pikërisht në të tilla themele mund të zhvillojmë edhe më tej bashkëpunimin dhe ndërtojmë lidhje të forta mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” konkludoi Vuçiq.
 

Bërns disa ditë më parë ka vizituar Kosovën ku së bashku me patriarkun sërb Porfirin vizitoi Manastirin e Graçanicës, atë të Deçanit dhe vizitoi dhe Patriarkanën e Pejës.