Vuçiq me kongresmenin Turner për marrëdhëniet dypalëshe Serbi-SHBA dhe rrugën evropiane
Burim: Instagram, Budućnostsrbijeav
Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiç ka biseduar me kongresmenin amerikan Michael Turner për marrëdhëniet dypalëshe, rrugën evropiane të Serbisë dhe çështje të tjera aktuale rajonale dhe globale.
Presidenti i Serbisë ka deklaruar se ka pasur një bisedë të mirë me Turnerin.
“Përshëndeta dialogun dinamik politik me përfaqësuesit e administratës amerikane dhe Kongresit dhe theksova se jemi të përkushtuar për zhvillimin shtesë të bashkëpunimit të përgjithshëm me SHBA-në”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë në orën 12 do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
komentet