Këshilltari i Zelenskit: Nuk është e vërtetë që Vuçiq i ofroi armë për të mos njohur Kosovën
Këshilltari i presidentit ukrainas Mihail Podoljak ka thënë se nuk është e vërtetë që presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i ofroi Volodimir Zelenskit armë në këmbim të mos njohjes së Kosovës, ku në rrjetet sociale spekulohet prej raportueses së Parlamentit Europian për Kosovën Viola fon Kramon.
"Sigurisht që nuk ka asnjë të vërtetë në këtë, ky është spekulim. Takimi i presidentit të Sërbisë me presidentin e Ukrainës është padyshim i rëndësishëm. Komunikimi është i nevojshëm në të gjitha nivelet, ne duhet të kuptojmë pozitën e njërit e të tjetrit, të kuptojmë se përse njëra palë ka këtë qëndrim" ka thënë Podoljak për N1.
Fon Kramon ka shkruar se "është shumë e mundshme që Vuçiq, Zelenskit pretendohet t’i ketë ofruar armë në këmbim të mos njohjes së Kosovës".
Podoljak thekson se Ukraina është transparente në mënyrën e armatosjes së trupave të veta.
"Gjithçka çfarë i përket furnizimit të armatimeve flitet përmes deklaratave zyrtare. Kjo ka lidhje edhe se kush i dërgon municionet, nëse është koalicioni, apo koalicioni europian, nëse flasim për kalibrin 155. Ndërsa nëse flasim rreth kalibreve 152 mm dhe 122 mm, ne i deklarojmë se ku i blejmë. Ky pak a shumë është municion defiçitar. Rusia arriti që prej tregut të blejë pothuajse të gjithën për vete. Ne kemi deklaratë zyrtare dhe kjo deklaratë zyrtare flet edhe rreth burimeve të municioneve. Në këtë moment ne nuk kemi deklaratë zyrtare që të kemi marrë municione nga Sërbia" ka thënë Podoljak.
0 komentet