Vuçiq me senatorin Dejns: Për Serbinë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me SHBA-në janë të një rëndësie të madhe

Vučić i Dejns
Burim: Instagram/buducnostsrbijeav

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar senatorin amerikan Stiv Dejns dhe me atë rast ka theksuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me SHBA-në janë të një rëndësie të madhe për Serbinë.

Në komunikimin për shtyp të Presidentit të Serbisë, theksohet se Vuçiq ia ka prezantuar senatorit Dejns zhvillimet aktuale në rajon, duke theksuar se Serbia promovon një agjendë pozitive bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor, si parakusht për paqe dhe stabilitet.

Gjithashtu, presidenti Vuçiq theksoi se SHBA-të me investimet e tyre kontribuojnë shumë në përparimin e ekonomisë serbe dhe shprehu shpresën për ardhjen e investitorëve të rinj amerikanë.

“Të dy bashkëbiseduesit diskutuan çështje të ndryshme aktuale globale, duke përfshirë sigurinë energjetike”, shtohet në deklaratë.

Në një postim në Instagram, Vuçiq ka thënë se Dejns është nga Beogradi, por nga Beogradi në Montana.

"Nuk do ta besoni, ai është nga Beogradi, por nga Beogradi në Montana. Ai qytet ka marrë emrin e serbëve që ndërtuan hekurudhën atje dhe stacionit të ri e quajtën për nder të vendlindjes së tyre. Ne patëm një bisedë të mirë për të gjitha çështje e rëndësishme”, tha Vuçiq.