Vuçiq me Zelenskin rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe rrugën europiane të Sërbisë dhe Ukrainës
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar në telefon me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, rrugën europiane të Sërbisë dhe Ukrainës si dhe për mundësitë e përmirësimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjet në fushat me interes reciprok përfshirë dhe bisedimet për finalizimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë.
"Në këtë kontekst temë ka qenë dhe vizita e nesërme e Taras Kaçkos zv kryeministri ukrainas për integrimin europian dhe euroatlantik, përfaqësimin tregtar tê Ukrainês, që do të paraqesë hap tê rêndësishëm në bashkëpunimin e mëtejshëm mes vendeve tona“, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Vuçiq raporton se diskutoi me Zelenskin dhe rëndësinë e dialogut, mirëkuptimit reciprok dhe qasje të përgjegjshme ndaj zgjidhjes së problemeve, me marrëveshjen se paqja dhe ruajtja e jetëve njerëzore janë vlera që duhet të prioritizohen.
“Konfirmuam vendosmërinë tonë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjelltë dhe forcimit të bashkëpunimit në fushat me interes reciprok me theks në bashkëpunimin ekonomik si bazë për zhvillim dhe stabilitet afatgjatë”, shkroi Vuçiq.
0 komentet