Vuçiq: Nesër në Baku me presidentin e Kenias për njohjen që i kanë bërë Kosovës

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i cili ndodhet për vizitë në Baku, është shprehur se nesër do të ketë takim me presidentin e Kenias Uilliam Ruto për njohjen që i kanë bërë Kosovës.

Vuçiq tha se nesër në konferencën “Urban forum“ do të takohet me mjaft shtetarë mes të cilëve dhe me presidentin e Kenias.

“Kam qenë mjaft i zhgënjyer kur njohën pavarësinë e Kosovës dhe për këtë do të bisedoj, ndonëse dhe më herët kemi folur. Sigurisht që do të bisedojmë dhe për bashkëpunimin ekonomik”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Baku.

Kenia marsin e vitit të shkuar njohu Kosovën nën spegimin se kjo është “në interes të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë, integritetit territorial dhe me synim përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit”. Atëherë reagoi dhe Ministria e punëve të jashtme të Sërbisë e cila pasi dënoi vendimin, u shpreh se kjo lëvizje paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe shembjen direkte të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por dhe precedent i keq në marrëdhëniet tradicionale mes Sërbisë dhe Kenias.

Vuçiq në lidhje me bisedën me Alievin, theksoi se pati takim të suksesshëm që çeli fushë të re të bashkëpunimit me Azerbajxhanin.

“Kemi mbështetur prej vitesh njëri-tjetrin në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare. Biseduam rreth situatës gjeopolitike, konfliktin në Iran, sepse Azerbajxhani kufizohet me atë vend. Falë politikës së mençur të Alievit, nuk hynë në konflikte, mbajtën paqen dhe stabilitetin", tha Vuçiq.

Ky i fundit përcolli se marrëveshja kornizë dhe nënshkrimi i afërt për termocentralin me gaz, i cili do të ndërtohet në afërsi të Nishit, do të instalohet me kapacitet prej 500 megavatësh. 

"Jemi dakordësuar se në cilën mënyrë t’a përdorim dhe cilat janë burimet e gazit. Ky është potencial i madh dhe kapacitet i ri për elektroekonominë tonë. Kjo do të jetë me rëndësi të madhe jo në epokën e qendrave të të dhënave, por për konsumin në rritje për shkak të mjeteve elektrike. Kjo është zgjidhje shpëtimi jo vetëm për Nishin, por për mbarë Sërbinë", theksoi Vuçiq.

Ky i fundit shprehu bindjen se ky është fillimi i bashkëpunimit të madh në kuadër të sektorit energjitik.
Raportoi se në bisedë me Alievin asistuan numër i madh kompanish azerbajxhane.

"U ofruam llixhat tona të cilat kanë dështuar për dekada të tëra, t'i rregullojmë, të punësojmë njerëz, nën subvencione nga shteti", tha Vuçiq.

Ky i fundit shprehu kënaqësi për faktin se mbushja e linjës ajrore mes Beogradit dhe Bakusë është në "90% të pabesueshmërisë".

Me Alievin, tha ai, biseduam dhe për thellimin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak duke pasur parasysh se egziston hapësirë progres të konsiderueshëm.

"Fjala është për vizitë të rëndësishme dhe besoj se së shpejti do të hapim fusha të reja bashkëpunimi, se do t’a rrisim ndjeshëm shkëmbimin tregtar", tha Vuçiq.

Ai tha se Sërbia vitin që vjen, do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Europë ndërsa këtë vit do të jetë mes pesë të parave.

Për rastin e njoftimit të vizitës në Kinë, Vuçiq tha se për dy ditë do të mësojë se kur do të shkojë në Pekin, ku nesër dhe pasnesër do t’a vizitojë presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

“Pas kësaj është radha jonë. Përgatitemi për këtë vizitë që për ne është e një domethënie të madhe në dy apo tre dekadat e fundit”, tha presidenti i Sërbisë.