Vuçiq: Nuk firmos kapitullimin, Llajçak në Prishtinë nuk shënoi asnjë përparim

Aleksandar Vučić
Burim: Printnskrin/TV Happy

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se i dërguari i BE për dialog Mirosllav Llajçak siç duket në Prishtinë nuk ka shënuar asnjë përparim dhe kritikoi BE se në këtë moment ndërmori vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke theksuar se kjo ka inkurajuar kryeministrin kosovar Albin Kurtin që të vijojë me mospërmbushjen e detyrimeve.

„Llajçak sot ishte në Prishtinë dhe nga ajo çfarë pashë nga deklarata e atjeshme, vështirë se është bërë ndonjë përparim. Gjithçka është interpretuese, por jam tërësisht i sigurtë se Kurti është i vendosur për të mos formuar BKS dhe për t’a bërë këtë të lehtë, e tregon vendimi i sotëm i BE rreth heqjes së rregjimit të vizave për qytetarët e të ashtuquajturës Kosovë“, ka sqaruar Vuçiq për TV Hepi.

Ky i fundit në emisionin Çirilica, ka thënë se nuk ka asgjë kundër vendimit të heqjes së vizave për Kosovën, por për momenti që u zgjodh për t’u ndërmarrë ky vendim.

„Momenti që kjo ndodhi, tregon se nuk janë të gatshëm për të ushtruar presion ndaj Kurtit, veçse e kanë inkurajuar atë për të mos përmbushur detyrimet që ka. Ky është problemi” ka shtuar Vuçiq.

Ky i fundit ka thënë se Llajçak të hënën mbërrin në Beograd ku do të qëndrojë deri të mërkurën.

„Do të përpiqem të punoj me të dy ditë në përpjekje për të gjetur ndonjë lloj rruge përparimi për normalizimin e marrëdhënieve“ ka thënë ai.

Vuçiq: Nuk firmos kapitullimin

Vuçiq ka thënë se kurrë nuk do të firmosë kapitullimin e Sërbisë, nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara duke shtuar se këtë e ka ripërsëritur shumë herë tek të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Ai deklaroi se qytetarët duhet të kuptojnë momentin në të cilën Sërbia ndodhet dhe shtoi se me shumë mundësi që ky është momenti më i vështirë se kurrë ndonjëherë, pasi nuk ka as 10 metra hapësirë ku Sërbia të kalojë dhe se përreth saj nuk është NATO ashtu sikurse nuk mund të dorrëzojë as pajisjet ushtarake që blen.

Vuçiq gjithashtu theksoi se në një situatë ku lufta është ndezur në Ukrainë, askush nuk dëshiron të kuptojë nevojat e veçanta, mundësitë dhe rrethanat me të cilat po përballet Sërbia, si dhe gjithçka që lidhet me agresionin e vitit 1999 dhe qëndrimin rreth integritetit territorial.

Vuçiq konstatoi se sërbëve u pëlqen të pretendojnë se asgjë nuk ka ndodhur në vitet 1999, 2004, 2008, 2010, 2011, edhe pse Sërbisë i kanë ndodhur mjaft gjëra të këqija dhe të vështira për çështjen e Kosovës.

“Askush nga lidershipi shtetëror i Sërbisë, as unë dhe askush tjetër, nuk ka shkruar ndonjë plan-propozim. Atë e kanë shkruar fuqitë perëndimore nga Gjermania dhe Franca, nën mbështetjen e Amerikës. Këta janë ata që dikush nga KB u ktheu mundësinë për të marrë vendime për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë nuk ka qenë as Vuçiq dhe as dikush nga qeveria aktuale” tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se qytetarët nuk duhet të jenë të shqetësuar ndonëse ka shumë të pavërteta. “Duhet ta dinë se as më shkon në mendje të firmos kapitullimin e Sërbisë. Nuk ka nevojë të më thotë kush cili është plani, sepse unë e di më mirë se ata. Kam marrë pjesë në 300 negociata, di çdo detaj madje më të voglin. E thashë vetë se plani është i keq, por duhet të kuptojmë rrethanat në të cilat po ndodh gjithçka, cilat janë rrethanat që duhet të qëndrojmë në bisedime dhe çfarë mund të zbatojmë. Nuk do të ketë kapitullim dhe dorëzim. Padyshim e kam bërë të qartë se Sërbia nuk do të pajtohet dhe nuk do ta pranojë hyrjen e Kosovës në KB dhe as nuk do ta pranojë pavarësinë e saj në një mënyrë apo tjetër”, tha presidenti i Sërbisë.

Ai tha se Prishtina duhet të vendosë për formimin e BKS por për këtë jam i bindur se nuk do t’a bëjë.

„Sërbia është e drejtë, e sinqertë dhe nuk luan lojrash, por është serioze dhe e përgjegjshme. Njerëzit e kuptojnë se në 15 ditët e fundit janë bërë gjëra të rëndësishme për vendin, qysh prej hapjes së fabrikës Kontinental, e më pas përfituam 150 miljonë euro nga BE për energjinë, e në vijim 610 miljonë euro dhuratë për linjën e shpejtë të trenave….Di që ka njerëz të mençur që do të thonë se "tokën e shenjtë e mas me para"... Por, nga ata që heshtën kur po shembeshin manastiret në këtë tokë të shenjtë, kjo është krejtësisht e papërgjegjshme", tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se populli është i shqetësuar pasi është i vetdijshëm me situatën e vështirë në të cilën përjeton vendi, por opozita, tha ai, aktron të shqetësuarën dhe është e shqetësuar me të vërtetë sepse asgjë nuk u nënshkrua në Bruksel ndonëse siç thotë, është e tmerrshme që e shpresonin një gjë të tillë.

“Kjo është arsyeja që nuk kanë se çfarë t’u ofrojnë tjetër qytetarëve…Kush...Ponosh, Obradoviq, Stamenkovski, Jeremiq.... Kjo është shaka, njerëzit do të vdisnin prej urisë... E rëndësishme është të ruajmë Sërbinë dhe të ardhmen e saj“ ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se sërbët duhet të përpiqen të pajtohen me shqiptarët por për këtë ai nuk është optimist sepse e di kush është në anën tjetër.

“Ata qëllimisht keqtrajtojnë sërbët. Kurti shpëtimin dhe rrugëdaljen e vet e shikon tek sulmet ndaj sërbëve dhe provokimet. E garantoj këtë. Thotë se BKS nuk mund të njihet, nuk do t’ja dijë fare në fakt për të. Përfituan regjimin pa viza, do anëtarësohen dhe në Këshillin e Europës dhe këtë e konsiderojnë normale e mandej kërkojnë dhe prej nesh që t’i mbështesim“ ka thënë Vuçiq.