Vuçiq: Paqja interesi thelbësor, për K&M zgjidhje përmes dialogut me BKS dhe respektimin e Rezolutës 1244

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se para vendit janë ditë të vështira, por paqja është interesi thelbësor për sërbët duke theksuar që për çështjen e Kosovës nuk ka zgjidhje tjetër veçse dialogut nën respektimin e Rezolutës 1244 të KS të KB, Marrëveshjes së Brukselit dhe formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe.
"Ne në deklaratë të cilën e sollëm flitet për Kosovën dhe Metohinë, rreth detyrimit të respektimit të Rezolutës së KS të KB si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi thënë qartë dhe rreth dialogut si mënyrë thelbësore në zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk egziston zgjidhje tjetër përveçse dialogut dhe insistimit ndaj tij, respektimin e marrëveshjes së Brukselit, përmbushjen e detyrimeve, formimin e BKS dhe gjithçkaje tjetër” ka thënë Vuçiq në seancën e përbashkët të qeverisë së Sërbisë dhe RS në kuadër të Kuvendit pansërb.
Vuçiq paralajmëroi se para Sërbisë ndodhen ditë të vështira jo si pasojë e pozitës së sërbëve, por si rjedhojë e asaj çka po ndodh në botë.
"Nëse shikoni Europën dhe Amerikën-nuk mund të lejojnë që Rusia të fitojë, ndërsa nga ana tjetër është e qartë se rusët nuk mund të thonë se do të humbin, pasi do të humbin vendin e tyre. Kjo të çon në katastrofë botërore” qartësoi presidenti i Sërbisë.
Ndaj, theksoi ai, interesi më kryesor sërb është-ruajtja e paqes.
"Ne sërbët me shumë gjasa jemi kampionë botërorë në udhëheqjen e luftërave, përherë të sulmuar. Është koha të ruajmë paqen-të ndërtojmë të ardhmen për popullin tonë. Po të mos ishim pjesë e të gjitha këtyre luftërave, sot do të ishim më shumë se holandezët” konstatoi Vuçiq.
Ky i fundit kujtoi se Sërbia është e ekspozuar me presione të rënda për rastin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës dhe se Prishtina nuk ka përmbushur asgjë çka është dakordësuar në marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit.
Njëkohësisht, kujtoi ai dhe në rezolutën e Srebrenicës për të cilën sikurse përmendi, askush nuk e konteston se ishte një vend i gjërave të tmerrshme të cilat i dënon me forcë, por mbetet pyetje e hapur-nëse në vitin 2015 do të ndërmerrej rezolutë e përgjithshme për genocidin në botë sipas të cilës duhej të ishte dokument specifik, tetë apo nëntë vjet më vonë.
“Edhe një pyetje tjetër për të cilën askush nuk ka dhënë përgjigje-a solli pajtim në B&H apo brenda rajonit. Nuk solli. U solli gëzim disave dhe palës tjetër zemërim. E pastaj pyetja kyçe-përse e sollët rezolutën. Pikërisht si pasojë e kësaj do të përlesheshin me njëri-tjetrin dhe pastaj, do të vinin paqeruajtësit ndërkombëtarë dhe do të na suleshin” konstatoi presidenti i Sërbisë.
Vuçiq tha se Deklarata flet qartë për perspektivën europiane të Sërbisë.
“Duhet të bashkëpunojmë me partnerët tanë në Perëndim, pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo. Tek vetë Deklarata egziston pika rreth ruajtjes së miqësive tona tradicionale, ato që përherë i kemi ruajtur dhe në kohët më të vështira dhe për të cilat kurrë nuk duhet të kemi turp”, shtoi ai.
Vuçiq përsëriti se është e rëndësishme që sërbët në çdo vend t'i shtrijnë dorën boshnjakëve sepse ata duhet të ndihen si në të vetën, pasi ky është vendi i tyre.
“Përherë do të jemi të gatshëm për çdo lloj dialogu, i cili do të çojë në marrëdhënie më të mira”, nënvizoi Vuçiq.
Ai vuri në dukje se Deklarata i referohet edhe Marrëveshjes së Dejtonit.
“Nënshkruam Marrëveshjen e Dejtonit dhe këtë jo si kalimtar rastësor, por si garantues i zbatimit të saj. Dhe do të thonë sot që nuk kemi bërë... Nuk kemi në deklaratë ndarje. Ju lutem mendoni një milion herë se sa na nevojitet të gjithëve paqja. Mos u shqetësoni, i njoh zhurmat, të gjithë ata që shajnë në kafene, kam parë dhe nga ata që më predikonin për sërbizmin dhe në KB... E dinë çunat e K&M se sa herë që është e vështirë, sa herë që kanë halle-telefonojnë Vuçiqin. Nuk do të jetë problem dhe Sërbia kurrë nuk do t’a lërë Republikën Sërbe të Bosnjës në baltë. Kurrë. Lutja ime e vetme është që problemet t'i zgjidhni paqësisht në bisedime me popujt e tjerë”, luti presidenti Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se në Deklaratë fjalët janë zgjedhur me kujdes dhe me shumë kujdes është shkruar gjithçka, duke thënë se kërkesa të caktuara të RS janë çmuar.
“Egzistojnë pika rreth të cilave nuk kam qenë plotësisht i udhëzuar, por i kam pranuar ato së bashku me anëtarët e Qeverisë së Sërbisë. Nuk mund të jemi ata që në çdo moment do t'i themi njerëzve të Republikës Sërbe të Bosnjës se gjithçka e kuptojmë më mirë” shtoi Vuçiq.
Ky i fundit ka theksuar se interesi kombëtar sërb është ekonomia.
“Përparimi ekonomik i secilit prej njerëzve tanë, si në Sërbi ashtu edhe në Republikën Sërbe të Bosnjës, është e interesit vital për të gjithë ne dhe kjo është ajo që na jep forcë. Pa ekonomi nuk kemi ruajtje të shkrimit të alfabetit cirilik, të gjuhës, nuk do të mund të investojmë në tekste, fonde dixhitale, në teatro, muzeume... Për këtë duhet të tërheqim investime të tjera në Sërbi, por edhe në RS”, tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se Sërbia shpreson së shpejti vlerësim investimi çka do të ndodhë për herë të parë në histori.
“Për një gjë kurrë mos u shqetësoni-Sërbia do të jetë me popullin e vet sado e vështirë të jetë. Kjo në KB ishte kaq e vështirë dhe e ndërlikuar, por vendosëm të luftonim. Ju lutem të luftojmë për paqen, përparimin e ekonomisë sonë ndërsa për unitetin e popullit zgjodhëm ditën e sotme dhe të mos lejojmë askënd t’a shkatërrojë atë”, tha Vuçiq.
Ky i fundit spegoi se sërbët e Kosovës nuk kanë marrë fjalën në seancën e dy qeverive për arsye të thjeshtë-ata janë pjesë e Sërbisë dhe kanë përfaqësues tek presidenti dhe qeveria.
0 komentet