Vuçiq: Serbia është e qëndrueshme në avokimin e krijimit të një atmosfere të besimit të ndërsjellë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia, si gjithmonë, mbetet konsistente në përpjekjet e saj të sinqerta për të krijuar një atmosferë besimi, mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë, gjë që e ka demonstruar përmes iniciativave të shumta që hapin mundësi të mëdha për bashkëpunim të fortë ndërmjet vendeve të rajonit, për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë në Ballkanin Perëndimor.
Këtë e ka deklaruar Vuçiq në llogarinë e Instagramit “buducnostsrbijeav” para takimit të liderëve në kuadër të Procesit Brdo-Brioni në Shkup.
“I jam mirënjohës Presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për pritjen e ngrohtë dhe në atë që janë nikoqir të këtij takimi të rëndësishëm, ku do të diskutoj disa nga parimet kyçe të bashkëpunimit rajonal me bashkëbiseduesit nga rajoni, zhvillimin e qëndrueshëm, ndryshimet klimatike, por edhe politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si pikë strategjike për marrëdhëniet e mëtejshme brenda kontinentit evropian”, ka thën Vuçiq.
Një nga temat më të rëndësishme, shtoi ai, do të jetë vazhdimi i reformave gjithëpërfshirëse politike, ekonomike dhe sociale, të cilat do t'i mbajnë të rinjtë në këto hapsira, të cilat do të sigurojnë gjithashtu prosperitetin, stabilitetin dhe përparimin e gjithë Evropës.
komentet