Vuçiq: Vuçeviq mandatar për përbërjen e qeverisë së re të Republikës së Sërbisë

Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Presidenti Aleksandar Vučić i propozoi Kuvendit të Sërbisë Millosh Vuçeviq si kandidat për kryetar të Qeverisë së Republikës së Sërbisë. 

Në njoftimin bëhet e ditur se "presidenti i Republikës së Sërbisë Aleksandar Vuçiq në bazë të nenit 112. radha 1. pika 3. dhe nenit 127. radha 1. e Kushtetutës së Republikës së Sërbisë (Fletores Zyrtare të Republikës së Sërbisëˮ, numër 98/2006), nenit 18 dhe nenit 24. radha 3. Ligji rreth Presidentit të Republikës (Fletorja Zyrtare e Republikës së Sërbisëˮ numër 111/07), dhe pas marrjes së opinioneve nga përfaqësues të të zgjedhurve nga listat zgjedhore, i kam propozuar Kuvendit Popullor të Republikës së Sërbisë Millosh Vuçeviq si kandidat për kryetar të Qeverisë së Republikës së Sërbisë. Në spegimin e vendimit thuhet:

“Besoj se Millosh Vuçeviq posedon kualitete profesionale e personale për të kryer funksionin e kryetarit të Qeverisë dhe më siguroi se mund të sigurojë zgjedhjen e Qeverisë. I besoj Millosh Vuçeviqit, duke pasur parasysh se në periudhën e kaluar ka mbajtur funksionet e përgjegjshme dhe kërkuese të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, gjë që tregoi se posedon përkushtimin dhe ekspertizën e nevojshme për të kryer funksionin e kryetarit të Qeverisë. Kryetari i ri i Qeverisë të Republikës së Sërbisë do të vazhdojë të zbatojë programe që synojnë ngritjen e standardit të jetesës së të gjithë qytetarëve, projekte në fushën e shëndetësisë, arsimit, shkencës dhe teknologjisë, zhvillimit të infrastrukturës, ekologjisë, energjisë, bujqësisë, turizmit, si dhe në fusha të tjera me rëndësi për të ardhmen e Sërbisë dhe përparimin e saj në rrugën europiane”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se “përpara kryetarit të Qeverisë është detyrë realizimi i Ekspozitës së Specializuar Botërore “EXPO 2027 Beograd”, e cila në masë të mirë do të përfaqësojë bazën investuese në mandatin e Qeverisë së re”.

“Duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, integriteti i tërësisë territoriale të Republikës së Sërbisë, me respektimin e vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare, bashkëpunimin rajonal dhe kujdesin për interesat jetike të Republikës së Sërbisë do të vazhdojnë të jenë prioritete në punën e Qeverisë”, thuhet në spegimin e vendimit të presidentit Vuçiq. Ky vendim i dorëzohet Kuvendit Popullor të Republikës së Sërbisë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në “Fletoren Zyrtare të Republikës së Sërbisë”, shkruhet në fund të komunikatës së Shërbimit për Bashkëpunim me Media të Presidentit të Sërbisë.

Millosh Vuçeviq ka lindur në vitin 1974 në Novi Sad. Edukimin fillestar e mori në shkollën “Vasa Stajiq” e më pas përfundoi Gjimnazin “Jan Kollar” në Petrovacin e Baçkës dhe më pas u diplomua në Fakultetin Juridik në Novi Sad në vitin 1999 me notën mesatare 8,84. Pas përfundimit të fakultetit shkoi në shërbimin ushtarak në Vranjë e më pas në Gjilan. Me avokati është marë prej vitit 1999 në zyrën familjare avokatore.

Për kryebashkiak të Novi Sadit është zgjedhur në shtator të vitit 2012 pas të cilës ndërpreu të merrej me punën e avokatisë. Ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Aleancës Kombëtare për Zhvillim Vendor Ekonomik (NALED) prej vitit 2015 deri në vitin 2016.

Pas zgjedhjeve vendore të vitit 2016 zgjidhet për herë të dytë radhazi kryebashkiak i Novi Sadit, ndërsa në vitin 2020 për herë të tretë është rizgjedhur në këtë post çka ka ndodhur për herë të parë në historinë e këtij qyteti. 

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2022, u zgjodh nënkryetar i Qeverisë dhe ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Sërbisë.