Vuk Stankoviq: Për Kurtin dhuna është opsion, përndryshe nuk do të kishte ndërtuar bazat e ROSU në veri
Burim: Print Screen/Nova S
Kryeministri kosovar po përballet me presione gjithnjë e më të mëdha për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe pakënaqësinë e opozitës së atjeshme si pasojë e bisedimeve me Beogradin, për të cilën Albin Kurti është i gatshëm të provokojë konflikt, ashtu sikurse ka bërë në periudhën e mëparshme, transmeton Kurir.
Analisti politik Dejan Vuk Stankoviq për Kurir thotë se për Kurtin dhuna është opsion dhe kjo jo vetëm teorike por edhe praktike.
"Po të mos ishte ky opsion për të, nuk do të kishte ndërtuar bazat e ROSU në veri të Kosovës. Njëkohësisht me shumë vendosmëri dhe arrogancë, shmang ofrimin dhe zbatimin e një kompromisi. Perëndimi e mbështet në gjithçka dhe nuk jam i sigurt nëse do të reagonin, veçanërisht jo ashpër dhe parandalues nëse dhe kur tenton diçka. Fatkeqësisht, dhuna është një opsion dhe toleranca indirekte perëndimore gjithashtu është e mundur, madje e mundshme” vlerëson Stankoviq.
komentet