Vukadinoviq: BE prej fillimit pa masa serioze për të ndëshkuar Kosovën, heqja e masave këtë verë

Igor Vukadinović
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori shkencor i Institutit Ballkanik Igor Vukadinoviq pret se pas rekomandimeve të Zhozef Borellit, BE gjatë kësaj vere dhe formalisht mund t’i heqë masat ndëshkuese Kosovës por ato qysh prej fillimit kanë patur domethënie simbolike.

 

“Këto masa prej fillimit kanë patur domethënie simbolike. Ata duhej të paraqisnin shprehjen momentale të pakënaqësisë së burokracisë europiane për sjelljen e Albin Kurtit dhe si pasojë e kësaj dhe u vendosën. Megjithatë, është larg nga fakti se egziston synim serioz i Perëndimit për të rrezikuar politikën e tij për të mbështetur interesat kombëtare të shqiptarëve dhe mbështetjen për ndërtimin e shtetësisë kosovare. Ky është kursi afatgjatë i Perëndimit, sikurse dhe kursi afatgjatë i miqësisë dhe dashurisë për interesat e shqiptarëve kosovarë” ka thënë Vukadinoviq për Kosovo onlajn.

Duke komentuar propozimin e Borellit për heqjen e masave që BE i vendosi Kosovës, Vukadinoviq vlerëson se ato prej fillimit nuk ishin në në rangun e sanksioneve.

“Këto masa prej fillimit nuk kanë qenë serioze, nuk ishin tamam sanksione ku do të dëmtonin ekonominë kosovare dhe interesa të tjera të shoqërive. Si pasojë e kësaj dhe pritet që gjatë kësaj vere kur vëmendja e publikut të jetë pak e shkëputur, këto masa dhe formalisht të hiqen”, ka thënë Vukadinoviq.

Ky i fundit vlerësoi se heqja e këtyre masave nuk do t’a dëmtojnë më tej dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, pasi duket se gjithmonë e më shpesh flitet rreth çështjes së statusit.

Ai tha se problem më i madh është çështja e njohjes formale që ka lidhje me formimin e BKS.

“Duket se lëshimet kryesore tashmë janë bërë dhe nuk ka mbetur shumë për të negociuar, ndaj dhe hapen gjithnjë e më shpesh të ashtuquajturat temat e statusit: çështjet e njohjes formale që lidhen me BKS edhe pse ajo Bashkësi duhet të jetë temë krejtësisht e ndarë për të cilën autoritetet kosovare u angazhuan për Marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjet e tjera. Madje kjo tani po përdoret për të shantazhuar dhe kushtëzuar Sërbinë”, tha Vukadinoviq.