Vukçeviq: Dik Marti ishte mik i madh i sërbëve, na ndihmoi të provonim krimet e UÇK

Vladimir Vukčević
Burim: Kosovo Online

Ish prokurori për krimet e luftës Vlladimir Vukçeviq ka thënë për Kosovo onlajn se ish raportuesi i Këshillit të Europës Dik Marti i cili një ditë më parë ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare, ka qenë mik i madh i sërbëve dhe ndihmoi Prokurorinë për krime lufte të provonte se në Kosovë u kryen krime ndaj sërbëve.

"Dik Martin e kujtoj mend me respekt të plotë, ishte mik i madh i sërbëve. Ishte njeri i këndshëm, vlerësonte sërbët dhe na ndihmoi të provonim se ndaj sërbëve janë kryer krime" ka thënë Vukçeviq.

Ky i fundit kujton kohët kur raporti me prova të trafikut të organeve i mbërriti Martit dhe deklaroi se hetimi i tij konfirmoi të gjitha dijenitë e Prokurorisë për krime lufte.

"Raporti ynë mbërriti tek Dik Marti. Pas kësaj më pyeti nëse mund të vinte dhe erdhi pas disa ditësh. E pashë menjëherë se ishte njeri i kulturuar dhe fin. Nisëm të flisnim dhe ai më pyeti nëse e kisha me shkrim. I’a dhashë të përkthyer pasi gjithçka e kishim të përgatitur. Më tha se pas disa ditëve do të më telefononte. Kur telefonoi më tha 'kjo është e tmerrshme' dhe me pyeti nëse mund të vija me të në Zyrih të sqaronim disa gjëra”, thotë Vukçeviq.

Siç shtoi ai, Marti e çoi për darkë në Zyrih ku ranë dakord të vazhdonin kërkimin.

“Kompletuam një mal me dokumenta, ndërsa thirri me entuziazëm: “Kjo është e shkëlqyer!”. Ata këtë e vlerësuan si krimin më të madh në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore”. Vijuam të hetonim por konfirmimin e tyre morën lavdërime nga Europa” ka thënë Vukçeviq.

Më vonë, vazhdon bashkëbiseduesi ynë, kanë dëgjuar se Dik Marti punonte shumë në hetimin e trafikut të organeve.

“Pas një farë kohe, më informuan se ishte shkuar deri në disa dijeni dhe më shfaqën pamjet nga ai lokacion ku ishin kryer ato krime. Vurëm re gjurmë gjaku, u provua se ishte gjak human, u gjetën medikamente të përdorura në transplantimin e organeve dhe kur e pa Dik Marti, kjo kishte mbaruar. Si pasojë e rëndësisë së madhe Dik Marti u përfshi në hetim, kështu që mbarë Europa u përfshi", thotë Vukçeviq.

Ky i fundit thotë se pas këtyre provave mbërriti raporti i Dik Martit në të cilën ata konstatojnë se gjithçka që ka bërë Prokuroria e Sërbisë për Krime Lufte dhe informacionet që ka marrë, janë të sakta.

"Kjo jehoi. Raporti i Dik Martit konfirmoi gjetjet tona se ato krime kishin ndodhur dhe ata përmes hetimit e konfirmuan këtë" thotë Vukçeviq.