Xhejms Ker-Lindzi: Prishtina nuk pranon as të drejtat bazike të sërbëve për autonomi
Në shembullin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, vurëm re se Kurti është totalisht kundër autonomisë, madje edhe në formën minimale. Është e qartë se Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet janë në kundërshtim me frymën e planit të Ahtisaarit. Prishtina tenton të imponojë autoritet për të drejtuar kujdesin shëndetësor dhe arsimin. Synimi final është shumë i qartë-që sërbët të integrohen apo t'i detyrojë të ikin, thotë analisti politik, eksperti për çështjen qipriote dhe Ballkanin Perëndimor Xhejms Ker-Lindzi në intervistën për portalin kroat Novosti.
Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet, ku duhet të hyjnë në fuqi në Kosovë më 15 mars, janë absolutisht në kundërshtim me frymën e planit të Ahtisaarit-thotë Ker-Lindzi rreth akteve juridike për të cilat organizatat joqeveritare sërbe kanë paralajmëruar se mund të çojnë në deri në kolaps sistemin arsimor dhe atë shëndetësor në dispozicion të popullsisë sërbe në Kosovë. Autori i librit "Kosova: Rruga drejt shtetësisë së kontestuar në Ballkan", ekspert i çështjes qipriote dhe Ballkanit Perëndimor, Ker-Lindzi në intervistë për portalin Novosti, vlerëson se Kosova ndodhet në limbo ndërkombëtare, me pak gjasa për anëtarësim në Kombet e Bashkuara e madje edhe në Bashkimin Europian, pavarësisht përpjekjeve të mëdha si të Brukselit edhe të Uashingtonit.
Sikurse vuri në dukje shumica e vendeve me të cilat Kosova duhet të ketë raporte, e kanë njohur, por ajo është ende në limbo ndërkombëtare sepse më shumë se gjysma e botës nuk e njeh atë.
"Shumë në Kosovë irritohen dhe zemërohen sepse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Të tjerë thonë se nuk u intereson vërtet, se KB është organizatë qesharake. Fakti është se anëtarësimi në organizatat e KB është i rëndësishëm. Kosova është pjesë e Bankës Botërore dhe FMN, por jo e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Programit Botëror të Ushqimit dhe UNESKO, në të cilën tentoi të hynte. Ishte pikërisht ky aplikim për anëtarësi në UNESKO që procesi i njohjes shkoi drejt greminës", tha Ker-Lindzi.
Sipas fjalëve të tij, ngrihet çështja e anëtarësimit të Kosovës në Unionin Europian.
"Një zyrtar i BE më herët më tha: 'Ne vërtetë nuk e dimë nëse Kosova mund t’i bashkohet Unionit Europian nëse nuk është anëtare e KB'. Kjo nuk është e qartë, veçanërisht kur ke pesë anëtarë brenda BE që nuk e njohin Kosovën. Qëndrimet e tyre për temën e njohjes nuk janë zbutur, por janë bërë më të vështira me të koklavitura", shtoi ai.
Duke folur për zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar në Kosovë dhe rezultatin e opozitës, Ker-Lindzi tha se proçesi ndaj Hashim Thaçit për krime lufte në një farë mënyre "duket se theu" dominimin e zgjatur të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës humbën mbështetjen.
Ker-Lindzi bën të ditur se popullsia kishte ndjenjë korrupsioni të thellë dhe se Albin Kurti paraqiti veten me imazh shumë të ndryshëm.
"Ai është problematik, hipokrit dhe populist, por i zgjuar. E paraqiti veten si të pakorruptuar. Me votuesit e zhgënjyer ishte e rëndësishme dhe kundërshtimi i tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Thonë: 'Britanikët, francezët, gjermanët, SHBA na thanë: shpallni pavarësinë, ne do t’a zgjidhim për ju. Dhe nuk e bërën.'Këta njerëz Kurtin e shikojnë si hero," shton ai.
Pyetjes rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës, Ker-Lindzi thotë se Vjosa Osmani në frontin ndërkombëtar paraqitet si fytyrë e arsyeshme e Kosovës, por që ishte absolutisht e tmerrshme kur u pa në vënien në jetë të Komitetit të Paqes së Trampit.
Beson se ky është hap fort i gabuar, veçanërisht pasi Unioni Europian ka njohur qëndrimin e vet.
"Osmani u përpoq të tregonte raport sa më shumë miqësor me Donald Tramp. Tek ajo zyrtarët europianë shkojnë kur nuk dëshirojnë të bisedojnë me Kurtin. Do t’a shikojmë nëse Kurti do t’a vlerësojë këtë apo jo," shtoi ai.
Duke i’u përgjigjur pyetjes në lidhje me planin e Ahtisarit mbi bazën e të cilit Kosova shpalli pavarësinë, por që garanton edhe të drejtat e sërbëve në Kosovë, Ker-Lindzi tha se shtetet që mbështetën pavarësinë e Kosovës, kur përfundoi proçesi i monitorimit të pavarësisë, thanë-tani vazhdoni vetë dhe ruajini ato vlera.
Qeveritë para ardhjes së Kurtit njohën nevojën për të pasur marrëdhënie të mira me BE dhe SHBA, thotë Ker-Lindzi dhe shton se ishte SHBA tjetër, me Obamën në krye dhe se në Kosovë ishte Thaçi, i cili kishte re krimesh lufte mbi kokën e tij dhe ishte më e lehtë t’a mbanin nën kontroll, çka me Kurtin nuk është rast.
"Bota eci përpara dhe Europa kishte shumë probleme të mëdha. Britania, Franca dhe SHBA, partnerë kyç kosovarë nga 2012-2013 pakësuan lobimin e tyre për njohje. Zyrtari britanik atëherë më tha: 'Gjithkënd që kemi bindur e kanë njohur Kosovën. Po bëhet paksa poshtëruese për ministrin tonë të jashtëm ta kërkojë dhe ata të mos t’a bëjnë. Dukemi si të dobët'. Komuniteti ndërkombëtar sërish u përfshi vetëm kur Kurti nisi të shkaktojë probleme. BE nuk zgjidh probleme, vetëm shuan zjarre".
Theksoi se është absolutisht e qartë që ligjet për të huajt dhe automjetet janë plotësisht në kundërshtim me frymën e planit Ahtisari, sikurse dhe atë që Prishtina nuk pranon as të drejtat bazike të sërbëve për autonomi.
"Në shembullin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, vurëm re se Kurti është plotësisht kundër, madje dhe në formën minimale. Prishtina tenton të imponojë autoritet për të drejtuar kujdesin shëndetësor dhe arsimin, që sërbët të mos i marrin tekstet e tyre shkollore, por të ndjekin planin mësimor kosovar. Qëllimi final është shumë i qartë-që sërbët të integrohen apo të detyrohen që të ikin. Shumë shqiptarë do t'i konsiderojnë të dyja rezultatet të suksesshme, ndonëse politikisht kjo do të krijojë shumë probleme për Prishtinën sesa ndoshta mund t’a kuptojnë tani. Disa do të thonë: 'Nëse prej Sërbisë merret arsimi dhe kujdesi shëndetësor, nuk do të integrohet'. Njëkohësisht janë të vetëdijshëm se kujdesi shëndetësor është më i mirë se ai kosovar dhe se shumë shqiptarë kosovarë për trajtim të caktuar shëndetësor shkojnë në Beograd. Kur është fjala për arsimin, ky është kontrolli", tha ai.
Duke folur rreth sanksioneve që BE i vendosi Kosovës, e që u anuluan, Ker-Lindzi bën të ditur se BE me gjasa kuptoi që Kurti nuk është tip nga ata që mund t’a detyrojnë.
Sipas fjalëve të tij, Kurti është kokëfortë ndërsa stanjacioni është kundërproduktiv.
Ker-Lindzi dhe se sjellja e Kurtit ndikoi në atë që shumë pyesin nëse BE bëri gabim duke njohur Kosovën dhe shtoi se beson se nuk do të tërheqë njohjen, por që tani shumë janë më të vetëdijshëm që përmes disa gjërave nuk duhej të ishin kaluar.
"Shumë zyrtarë europianë investuan përpjekje të mëdha në Kosovë dhe Kosova e vuri në pikëpyetje atë kredibilitet të BE. Kjo e fundit ishte menduar të ishte aktor i madh global dhe efikasisht humbën politikanë të vegjël ballkanas, sikurse Kurti, duke thënë 'Nuk u lejoj të më shtyni' dhe 'ndoshta ju na keni ndihmuar, por që kjo nuk do të thotë se do të bëj çka dëshironi'. Gjithsej, kjo është situatë shumë e pakëndshme për BE", tha Ker-Lindzi.
Pyetjes për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Ker-Lindzi vuri në dukje se shumë energji u shpenzua për Bashkësinë e Komunave Sërbe në vend të zgjidhjes gjithëpërfshirëse.
Sikurse thotë, më e mira është zgjidhja gjithëpërfshirëse që të diskutohet zgjidhja territoriale e viteve 2017-2018, për të cilën mendon se është më logjikja.
"Duhet të përpiqeni t’a ruani komunitetin sa më shumë që të jetë e mundur. Marrëdhënia mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është e shëndetshme. Po e frenon Kosovën për gjëra që kam përmendur tashmë dhe është e rëndësishme dhe për Sërbinë. Nga ana tjetër, qëndrimet e sërbëve ndaj Kosovës në shumë mënyra janë ngurtësuar dhe pika kyçe e këtij ndryshimi ishte kandidatura e Prishtinës për UNESKO dhe tentativa që Kishën Ortodokse Sërbe t’a shpallnin trashëgimi kosovare. Kjo agresoi mjaft sërbë. Zgjidhja e Ahtisaarit në thelb nuk është e mirë, në Beograd janë të rrënjosura qëndrimet, ndërsa Prishtina nuk është konstruktive", tha ai. Ker-Lindzi thekson se për autonominë nuk është e rëndësishme se sa pjestarë të një populli përbëjnë atë pakicë që ka autonomi dhe përmend shembuj të Qipros ku për rreth 20% të turqve çdo autonomi është jopopullore, por edhe për uellsianët me 1% që kanë autonomi në Mbretërinë e Bashkuar.
Bën të ditur se konteksti është i rëndësishëm, si dhe se Kurti po luan kartën që në fund të ngrihet pyetja nëse është realiste që 3% e popullsisë të ketë ndonjë autonomi dhe nëse kjo përqindje mund të drejtojë vërtet bizneset, shkollat dhe spitalet e tyre.
Njëkohësisht sikurse shton, në mënyra të ndryshme inkurajon sërbët që të ikin e kështu të bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta të paraqesin argument për ndonjë lloj autonomie.
Kur është fjala për përcaktimin ligjor e politik, Ker-Lindzi thotë se numrat nuk janë domosdoshmërisht vendimtarë, por nëse bisedoni me zyrtarë jashtë vendit, veçanërisht me ata që nuk e njohin mirë situatën, ky argument merr dimension të ri.
Duke komentuar supozimet se administrata Tramp mund të dalë me një plan për normalizim dhe njohje të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Sërbisë, Ker-Lindzi thotë se në mandatin e parë të Donald Tramp, Riçard Grenell punoi Marrëveshjen e Uashingtonit, e cila ishte absolutisht qesharake në çdo nivel.
Ker-Lindzi bën të ditur se ajo marrëveshje nuk i normalizoi gjërat, as u mor me problemet që duheshin zgjidhur.
Pyetjes për presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe raportin e tij ndaj Kosovës, Ker-Lindzi thotë se Vuçiq përherë ka qenë shumë më pragmatik në temën e Kosovës.
Bën të ditur se presidentin e Sërbisë Europa nuk e percepton si dikë që është fundamentalisht kundër shqiptarëve.
"Njofton se me të gjitha ulje-ngritjet, ka raport të mirë me Edi Ramën. Fakti është se Vuçiq dhe Thaçi dukeshin se kishin raport shumë të mirë pune që dukej relativisht miqësore. Duket se personalisht nuk është shumë i interesuar për Kosovën, sepse nuk ka lidhje personale, por që kjo është çështje që nuk mund të injorohet. Nuk tha se nuk do të kishte kontakt me zyrtarë nga Prishtina, çka mund të shihej në bisedat e tij me Thaçin. Ndoshta fliste me sërbët kosovarë “unë do t'ju mbroj', por sigurisht që mendoi: 'Nuk do të shkatërroj karrierën time politike për ju. Më duhet të jem në lidhje dhe me botën e jashtme'. Ky është mesazh thelbësor", tha Ker-Lindzi. Duke folur për Listën Sërbe, nënkryetar i së cilës ishte dhe Millan Radoiçiq i cili akuzohet për incidentet në Banjskë, Ker-Lindzi bën të ditur se "sulmin në Banjskë shumë e lidhin me Beogradin dhe se disa thanë se kjo ishte provë e qartë që Vuçiq po i thoshte një përfaqësuesi ndërkombëtar por që në të vërtetë mbështeste grupin militant-Listën Sërbe".
"Nuk e di se cila është e sakta, por është tërësisht problem i dukshëm me pjesë të caktuara të shtetit sërb dhe raportin e tij në Kosovë. Vuçiq është mjaft i zgjuar për të ditur se duhet të ecë në linjë të hollë me Bashkimin Europian në çdo mënyrë të mundshme. Vështirë të kuptohet dhe spegohet raporti i tij me Radojiçiq por ndoshta është rasti që ai ka disa gjëra rreth tij. Politikanët ndonjëherë duhet t'i mbajnë armiqtë e tyre politikë më afër sesa miqtë e tyre", shtoi Ker-Lindzi. Duke komentuar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESKO, Ker-Lindzi tha se kisha konsiderohet pjesë fundamentale e identitetit kombëtar dhe se e kuptonte përse shumë sërbë ishin vërtet të zemëruar nga mendimi që kishat ortodokse sërbe në Kosovë do të paraqiteshin si trashëgimi kosovare.
"Kisha Ortodokse dallon mjaft nga ajo Katolike apo Protestante, pra është më e rëndësishme për qytetarët sesa e kuptojnë disa nga jashtë. E patë që propozimi i Edi Ramës për t'u dhënë Bektashinjve në Tiranë parcelë të vogël toke, pra autonomi dhe nga shumë e komentua si dredhi për të krijuar model për Kosovën. Që për shembull, Manastirit të Deçanit t'i jepet autonomi brenda Zonës speciale të Mbrojtur, si entitet i pavarur shpirtëror. Kisha është fort e rëndësishme e kësaj historie që shpesh anashkalohet, si dhe roli që mund të luajë në forcimin e lidhjeve mes Beogradit dhe Prishtines, shqiptarëve kosovarë dhe sërbëve", tha Ker-Lindzi.
0 komentet