Zelenski të shtunën vizitë zyrtare në Sërbi; Vuçiq: Ukraina nuk e njeh Kosovën, këtë duhet t’a respektojmë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka ftuar të shtunën e 8 gushtit presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenskin i cili do të vizitojë zyrtarisht Sërbinë. Duke folur rreth kësaj vizite, Vuçiq kujton se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse dy herë kur organizoi samitet Europa Juglindore-Ukrainë në territorin e vet, asnjëherë nuk ka ftuar përfaqësuesit e Prishtinës.
“Këto janë gjëra që ne duhet t’i respektojmë“, tha presidenti i Sërbisë.
Në bisedën me presidentin e Ukrainës, sikurse tha, do të jenë disa tema të rëndësishme, mes të cilave rruga europiane e Ukrainës dhe Sërbisë, bashkëpunimi dypalësh ekonomik dhe bashkëpunimi energjitik.
“Presidenti i Ukrainës vjen në vizitën e tij të parë dypalëshe. Ne derimë tani kemi patur pesë apo gjashtë takime, kryesisht në samite e konferenca të ndryshme. Ne kemi disa tema të rëndësihme. Një është rruga europiane e Ukrainës dhe e Sërbisë, pasi pak a shumë ndodhemi në situatë të ngjashme dhe me të njëjta probleme apo me probleme të ngjashme po përballemi në rrugën europiane. Besoj se do të bisedojmë rreth asaj sesi dhe në cilën mënyrë t’a ndihmojmë njëri-tjetrin për këtë çështje, nëse kjo është e mundur që të mësojmë disa gjëra prej njëri-tjetrit”, tha Vuçiq duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas pritjes së zjarrëfikësve që ndihmuan në shuarjen e zjarreve në Spanjë, raporton RTV.
Çështja e dytë, sikurse tha, është bashkëpunimi dypalësh ekonomik dhe e treta bashkëpunimi energjitik i Sërbisë dhe Ukrainës.
Vuçiq tha se veç këtyre çështjeve që janë kyçe, të gjitha temat e tjera janë të hapura.
“Pra për bashkëpunimin tonë në fushat e kulturës, sportit dhe gjithçka tjetër” shtoi presidenti i Sërbisë.
Duke i’u përgjigjur pyetjes nëse vizita e Zelenskit do të thotë se Sërbia i bashkangjitet sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq theksoi se për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Sërbia e ka bërë të qartë politikën e vet para gati pesë vitesh dhe se këtë nuk do ta ndryshojë në vazhdim.
“Përsa i përket sanksioneve, po ju përgjigjem direkt: Sërbia ka themeluar politikën e vet. Volodimir Zelenski, jam i sigurt se në përputhje me luftën e vet dhe qëndrimet e tij, thotë se çfarë mendon për sanksionet ndaj Federatës Ruse, por Republika e Sërbisë para katër vitesh ose pesë, ka bërë të qartë qëndrimin e vet që në periudhën e mëparshme nuk ka ndryshuar dhe kështu do të vazhdojë të jetë” ka thënë presidenti Vuçiq.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Zelenskit në Beograd qysh nga marrja e detyrës së presidentit të Ukrainës.
komentet