Zijade: Shmangni aktet e njëanshme të cilat rrezikojnë eskalimin e tensioneve

Karolin Zijade
Burim: Kosovo Online

Shefja e Unmik në Kosovë Karolina Zijade ka shprehur shqetësimin e vet si pasojë e akteve të Policisë Kosovare të ndërmarra në veri të Kosovës duke bërë thirrje që të shmangen aktet e njëanshme që rrezikojnë eskalimin e tensioneve.

“Përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Zijade, është e shqetësuar si pasojë e mbylljes së objekteve që financon Sërbia në veri të Kosovës, përfshirë dhe Sallën e Sporteve në Mitrovicën e Veriut e cila prej kohësh mbështet zhvillimin e sportit dhe të rinjtë, këto akte janë të drejtuara ndaj ndërmarrjes së furnizimit me ujë në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok-për ndikimin e tyre potencial në të mirën e jetës së komuniteteve” bën të ditur në një publikim Unmik në rrjetin social “X“.

Zijade për këtë ka bërë thirrje që të shmangen aktet e njëanshme që shembin edhe më besimin mes komuniteteve dhe autoriteteve kosovare apo që rrezikojnë eskalimin e tensioneve. 

Ajo tha se është e nevojshme që të gjitha çështjet e tjera të zgjidhen përmes rrugës së dialogut që ndërmjetësohet nga BE.