Zurof: Në Prishtinë janë heronj kombëtarë fashistë, Rezoluta e Srebrenicës nuk ndryshoi asgjë
Drejtori i Qendrës "Simon Uizental" dr Efraim Zurof vlerësoi se me iniciativën që shtëpinë e bashkëpunëtorit nazist Xhaferr Deva t’a kthejnë në “Qendër të re rajonale kulturore” qeveria në Prishtinë tregon që për ta fashistët mund të jenë heronj kombëtarë.
“Për ta Deva është hero. Dhe kjo dëshmon qartësisht se për çfarë njerëz bëhet fjalë dhe kush janë në qeveri në Prishtinë. Këta janë njerëz që mendojnë se fashistët mund të jenë heronj kombëtarë”, ka thënë Zurof për Kosovo onlajn.
Ai tha se e tillë iniciativë është e papranueshme.
“Nuk mendoj se shtëpia e Devës duhet të rehabilitohet dhe të shndërrohet në qendër kulturore përveçse në rastin që njerëzit në Kosovë mendojnë se fashizmi është-kulturë”, shtoi Zurof.
Sipas fjalëve të tij egzistojnë prova të qarta se Deva ishte kolaboracionist dhe një prej themeluesve të divizionit të SS Skënderbeu.
“Ajo çfarë dimë për Devën është se ka qenë ministër i punëve të brendshme deri në nëntor të vitit 1943. Më vonë mori në dorë komandën nën qeverinë e re. Dimë që më 4 shkurt të vitit 1944, 68 njerëz u vranë pasi dyshoheshin se ishin antifashistë. Kjo është e para. Gjithashtu ai ndihmoi në rekrutimin e divizionit alpin shqiptar të SS Skënderbeu. E çfarë mendoni kundër kujt luftonin ata? Mendoni se luftonin kundër nazistëve? Ata luftonin për nazistët”, ka thënë Zurof.
Ky i fundit shtoi se nuk është sekret dhe as që ishte agjent i CIA.
“Atë e rekrutoi CIA. Amerikën nuk e ndalte kush që të përdorte të tillë njerëz”, sqaroi Zurof.
Duke komentuar 29 vjetorin e krimit në Srebrenicë që kremtohet nesër dhe komentin e parë pas aprovimit të Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të KB, Zurof thotë se ky dokument nuk ka forcë të ndryshojë qëndrimet në raport me etiketimin e krimit të korrikut të vitit 1995. Ai shton se Rezoluta nuk ndryshoi absolutisht asgjë përveçse tregoi sfondin e vendimit politik të KB.
“Rezoluta nuk tregoi asgjë përveçse tregoi se KB është organizatë absolutisht e korruptueshme dhe e padobishme. Kanë bërë edhe një tjetër marrëzi duke lejuar që nisma e rezolutës të kalojë dhe të prodhojë gënjeshtra të reja. Njerëzit që votuan në Asamblenë e Përgjithshme nuk janë historianë, ata nuk e dinë historinë. Këtë të gjithë e bëri poltika” ka thënë Zurof.
I pyetur nëse ka frikë se vetë ai mund të dënohet për mohimin e termit genocid për ngjarjet në Srebrenicë, ai thotë:
“Të kem frikë? Cilin? Dëgjoni, nëse nga 33.000 banorë të Srebrenicës u vranë vetëm 8000 prej tyre. Të rinj, fëmijë, gra e të moshuar. Të gjithëve i’u lejua të largoheshin pa u lënduar. Ky nuk është genocid. Dhe kushdo që e etiketon genocid luan me politikën. Përdor politikën të tentojë të përfitojë pikë politike. Kjo është e pavlerë”, përmbylli Zurof.
0 komentet