Zyra për KdheM: Gjuajtja me gurë e shkollës në Lipjan është dëshmi se dhuna e Kurtit në veri lë gjurmë edhe në komunitetet serbe në jug të Ibrit
Zyra për Kosovë dhe Metohi ka bërë të ditur se vala e dhunës e kryer nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti në veri të Kosovës ka gjurmë dhe jehonë edhe në zonat serbe në jug të Ibrit, ku shkolla fillore “Braqa Aksić” në Lipjan është qëlluar me gurë mbrëmë rreth orës 22:30.
Zyra për Kosovë dhe Metohi rikujton se në atë institucion arsimor vijojnë rreth 50 nxënës të nacionalitetit serb, të cilët, siç thonë ata, disa prindër, nga frika për sigurinë e fëmijëve, sot nuk i kanë lejuar fëmijët të shkojnë në shkollë.
“Vendasit janë më se të shqetësuar për sulmin në këtë shkollë dhe incidentet e reja që mund të kryejnë ekstremistët shqiptarë, të mburrurë nga retorika dhe politika agresive e Prishtinës”, thuhet në deklaratë.
Shtohet se Zyra për Kosovë dhe Metohi përmes përfaqësuesve të saj në terren do të ndihmoj për dëmet materiale, por se është e nevojshme prania më e madhe e misioneve ndërkombëtare në zonat serbe për të evituar dhe parandaluar çdo incident, si dhe për tu ndjerë serbët më të sigurt.
“Asnjë incident nuk guxon të injorohet apo të shikohet i izoluar, sepse mund të sjellë edhe përshkallëzimin e situatës në terren, për të cilën kemi paralajmëruar disa herë deri më tani”, theksojnë nga Zyra për Kosovë dhe Metohi.
komentet