Zyra për KdheM: Miladinov i ndalohet hyrja në Kosovë, Paviqeviqit të vizitojë serbët e paraburgosur
Zyra për KdheM e Qeverisë së Serbisë ka njoftuar se sot në mëngjes autoritetet në Prishtinë ia kanë ndaluar ndihmësdrejtoreshës së Zyrës për KdheM Svetlana Miladinov që të vizitojë Kosovën dhe t'i urojë besimtarët ortodoksë serbë festën më të madhe të Shën Nikollës, kurse oficerit ndërlidhjes i Beogradit, Dejan Paviqeviq, për të vizituar serbët e paraburgosur.
“Nga njëra anë, kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe vizitave zyrtare nga Prishtina, dy ditë pas raundit të fundit të dialogut në Bruksel, gjë që tregon se Albin Kurtit dhe Bislimit nuk iu intereson as Bashkimi Evropian as vetë procesi i dialogut. Gjatë takimit trepalësh dy ditë më parë në Bruksel, ne edhe një herë ramë dakord për respektimin e plotë të marrëveshjes për vizitat zyrtare, por Prishtina edhe një herë shkeli gjithçka”, thuhet në komunikatë.
Sipas raportimeve, Paviqeviq është dashur të vizitojë serbët e paraburgosur sot në orën 9:00 dhe të sigurohet për kushtet në të cilat ata po qëndrojnë dhe gjendjen e tyre shëndetësore, duke pasur parasysh ankesat e shumta se po trajtohen në mënyrë çnjerëzore dhe se po iu shkelen të drejtat e tyre themelore njerzore.
“Dhe këto ndalesa në fakt tregojnë të gjithë dobësinë e regjimit të Kurtit dhe konfirmojnë se rejtingu i Kurtit është lëkundur seriozisht para zgjedhjeve të ardhshme të 9. shkurtit, kështu që ai po përpiqet të rikthehet duke i ndaluar përfaqësuesit serbë të vizitojnë Kosovën dhe Metohinë. Ne, si dhe bashkësia ndërkombëtare, e dimë prej kohësh se është shumë më e rëndësishme që Kurti të përpiqet të 'trajnojë muskujt e tij' mbi popullin serb dhe Beogradin, sesa të respektojë dialogun dhe marrëveshjet e arritura, kështu që Beogradit nuk I ka mbet assgjë tjetër veçse të veprohet në përputhje me lëvizjet e fundit të Prishtinës”, kanë thënë nga Zyra për KdheM.
0 komentet