Zyra për K&M: Me sulmet ndaj Beogradit, Kurti dëshiron të mbulojë të vërtetën për Reçakun dhe krimeve ndaj sërbëve

1
Burim: Kancelarija za KiM

Fabrikimi sistematik i fakteve për rastin e Reçakut që vazhdon edhe sot me fushatën e orkestruar të Prishtinës dhe sulmeve të Albin Kurtit ndaj Beogradit, bëhet që të turbullojë të vërtetën si në këtë ngjarje, ashtu dhe në krime të shumta të pandëshkuara ndaj sërbëve, informon Zyra për K&M.

“Raporti i detajuar, metodik dhe i bazuar në fakte i hetueses në këtë objekt Danica Marinkoviq, konfirmon pa mëdyshje të vërtetën rreth të gjitha manipulimeve të provave dhe narrativave rreth Reçakut të drejtuara nga Uilliam Uoker ashtu sikurse Reçaku ishte baza më e madhe e terroristëve të UÇK. Kjo e vërtetë do të mbetet përgjithmonë e shkruar dhe e shkulur nga harresa, pavarësisht përpjekjeve të pamatura të Prishtines për t'i paraqitur ato ngjarje në dritë tjetër", thuhet në deklaratë.

Nga Zyra informohet se "ajo fushatë gënjeshtrash" shërbeu si justifikim dhe arsye për agresionin e paligjshëm të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare ndaj RF të Jugosllavisë dhe bombardimin, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në shkelje të vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Kujtojmë se deri më sot askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet ndaj sërbëve të kryera nga ana e terroristëve të UÇK, nga Stari Gracko, Livadica, vrasja e fëmijëve sërbë në Bistricë dhe krime të tjera të shumta, ndërsa në Hagë ndërmerren proçedura ndaj liderëve të kësaj organizate kriminale për vrasjet monstruoze, rrëmbimet dhe torturat ndaj sërbëve. Gjithashtu, më shumë se 550 pjestarë të popullit tonë janë zhdukur prej 26 vitesh dhe familjet e tyre vazhdojnë të presin drejtësi. Këtë të vërtetë duhet t’a shikojë me sy dhe Albin Kurti”, shtohet nga Zyra për K&M.