Baush: Ekonomitë e rajonit “kordon kërthize” të lidhura për ekonomitë në BE

Ekonomski analitičar Abil Bauš
Burim: Kosovo Online

Analisti ekonomik nga Shkupi Abil Baush vlerëson se ekonomitë e rajonit janë “kordon kërthize” të lidhura për ekonomitë në Unionin Europian dhe se do të duhet të fokusohen tek tregu europian por dhe që duhet të bëjnë më shumë që t’i avancojnë.

"Ne jemi të lidhur natyrshëm me Bashkimin Europian. Ndaj duhet të shfrytëzojmë mundësitë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, për të përdorur fondet e tyre, si e si të jemi konkurrues në ato tregje. Për më tepër, tregjet e SHBA dhe Kinës janë të stërmëdha që ne të shikojmë këtu ndonjë lëvizje tifozësh apo qëndrim tifozësh”, tha Baush për Kosovo Onlajn.

Theksoi se ekonomitë në rajon duhet të bëjnë më shumë, sipas raporteve të Bankës Botërore, të cilat shprehin karakteristika të caktuara në të cilat ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet t'u kushtojnë vëmendje.

"Gjithçka varet nga natyra e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se si ato kalojnë nëpër faza të caktuara. Disa shtete kanë rritje ekonomike. Për shembull, sipas atij raporti të Bankës Botërore, Sërbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe vende të tjera janë shumë më të përparuara sesa Maqedonia", konstaton Baush.

Sipas fjalëve të tij, Maqedonia duhet të bëjë hapa të duhur drejt investimeve kapitale, sesi të mund të arrijë njëfarë rritjeje ekonomike.

"Duke parë buxhetet e të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor, do të shikoni se ato tashmë po devijohen drejt disa gjërave të tjera dhe jo drejt investimeve kapitale. Gjithçka shkon disi drejt mbrojtjes, drejt investimeve në mbrojtje, çka në një moment të caktuar do të tregojnë si politika nuk do të prodhojnë rritje ekonomike", tha Baush.

Ky i fundit vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor janë shumë të vegjël që të mund të ndikojnë tek politikat ekonomike globale dhe theksoi se të gjitha vendet e rajonit duhet të nisin të punojnë për reformat.

"Flas për të gjitha shtetet, që në gjëra të caktuara të marrim gjëra të mira prej njëri-tjetrit, të ndihmojmë njëri-tjetrin në këto reforma kush të mundë, sepse natyrisht jemi diku me ekonomitë. Dhe nëse një nga këto shtetet e Ballkanit

Perëndimor rimëkëmbet ekonomikisht si për shembull, Sërbia ka rajon gjeostrategjik më të mirë, të themi, territor, popullsi e burime të mëdha e kështu me radhë", tha Baush.

Më pas si shembull përmendi Shqipërinë, shtet në të cilin investohet veçanërisht në turizëm, por theksoi dhe shtetet e tjera kanë specifikat e tyre që mund t'i bëjnë konkurruese në Ballkanin Perëndimor.

"Ndaj disa gjëra, disa projekte duhet të bëhen bashkarisht. Proçesi i Berlinit ishte iniciativë fantastike. Arritëm të krijonim një sistem paralel të Ballkanit të Hapur, për të cilin sikurse e shikoni nuk do të funksionojë nëse nuk është i vendosur në kornizat e duhura. Ndaj do të duhej që të mos ketë sinqeritet, shoqëri e miqësi, por në kornizat dhe procedurat e duhura tek të cilat të gjitha vendet duhet të jenë në gjendje të integrohen", tha Baush.

Pyetjes nëse rajoni i trembet lëvizjeve politike apo ekonomike të fuqive të mëdha, fundi i luftës apo sanksionet e reja, u përgjigj:

"Po, ne ishim dëshmitarë të asaj që ndodhi, me luftën në Ukrainë e Rusi dhe luftën në Gaza. Vurëm re gjithçka nga këto kriza të tjera ekonomike që po ndodhin prej vitit 2008 deri më sot. Patëm shumë kriza që kaluam. Ne jemi me të vërtetë palë e prekur direkte dhe indirekte. Patë shembullin e proteksionizmit që Tramp tërhoqi me Gjermaninë. Ne menjëherë indirekt e ndjemë si shtet, gjithashtu dhe rajoni".

Nëse, sikurse tha ai, jemi pjesë e tregut global dhe tregut të hapur, do të përdornim dhe benefitet. “Të gjitha mundësitë që ka tregu, do t’i shfrytëzojmë, por gjithashtu do të përjetojmë dhe të gjitha krizat që krijon tregu. Por nëse do të jemi të mirë në punën tonë, kur do mund të shfrytëzonim më shumë mundësitë, pra krizat që do të vinin, do të kishim standard të ndryshëm jetese në këto shtete", tha Baush.