Bozhinovski: Temat kombëtare në fokusin e zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut

Vladimir Božinovski
Burim: Kosovo Online

Ndonëse i presin zgjedhjet vendore, partitë politike në Maqedoninë e Veriut vështirë se mund t’i shmangin temat kombëtare në fushatë, sikurse integrimi europian dhe raportet me Bullgarinë, vlerëson për Kosovo Onlajn profesori i shkencave politike dhe drejtori i Institutit për Hulumtime Politike, Vlladimir Bozhinovski.

“Standartikisht nuk ka asgjë të re. Temat përherë janë kushtimisht të përziera. Sigurisht, do të ketë çështje lokale, por që temat kombëtare me shumë gjasa do marrin fokusin e këtyre zgjedhjeve vendore”, thotë Bozhinovski.

Sipas fjalëve të tij, rrjedha e fushatës do të varet nga rrethanat aktuale shoqërore dhe politike.

“Supozoj se do të trajtohen temat që momentalisht janë më aktualet. Nuk mund të veçojmë vetëm një temë, supozoj se temat do të ndryshojnë që fushata të jetë ecë përpara”, spegon Bozhinovski.

Ky i fundit pret që fushata të nisë me çështjet ekonomike.

“Me gjasa në fillim do të nisim me tema të caktuara ekonomike dhe sigurisht që do të preket dhe integrimi europian, si dhe mosmarrëveshja me Bullgarinë”, pohon ai.

Megjithatë, profesori shpreson se në fushatë do të ketë më shumë hapësirë dhe për temat lokale që janë më të rëndësishme për qytetarët.

“Nuk mund të them se këtë pres, por shpresoj që temat lokale të jenë më të rëndësishmet për qytetarët sepse flasim për zgjedhjet vendore, gjithashtu do të jenë të përfshira në fushatë sikurse premtimet që japin partitë”, konkludon Bozhinovski.