Dimitrov: Përfshirja në zonën Shengen është proçes mjaft komplikues

Đorđe Dimitrov
Burim: Kosovo Online

Eksperti për Unionin Europian Gjorgje Dimitrov vlerëson se përfshirja në zonën Shengen është proçes mjaft komplikues që kërkon më shumë nga ajo që shtetet dëshirojnë që të përfshihen e para së gjithash përputhshmërinë me vizionin dhe politikën e jashtme të Unionit. 

Në rastin e Sërbisë, sikurse përmend, kjo do të thoshte momentalisht vendosjen e vizave për Rusinë dhe Kinën.

“Kjo kërkon dhe përputhshmëri të plotë me kapitullin 24 negociator në të cilën Sërbia nuk qëndron mirë. Kjo në kuadër të Kapitullit 1 që ka të bëjë me bazën në të cilën Unioni Europian insiston. Kjo kërkon më shumë se kaq. Kjo kërkon përfshirjen në sistemin e informacionit të Shengenit në të cilën anëtarët e Ballkanit Perëndimor nuk janë përfshirë” tha Dimitrov për Kosovo onlajn. 

Sipas fjalëve të tij, anëtarësimi në zonën Shengen kërkon reforma që kanë të bëjnë me çështjet e kontrollit të kufijve, bashkëpunimin policor, bashkëpunimin në fushën e gjyqësorit, ku sikurse tha, momentalisht vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë mjaft hapësirë për përmirësim. 

Për deklaratën e komisioneres për zgjerim Marta Kos për integrimin e kandidatëve në pjesët e tregut unik të BE, energjitika dhe rrjeti dixhital, Dimitrov tha se kjo tashmë është diçka në të cilën Unioni Europian, punon intensivisht dhe se Plani i Rritjes është marrë me synim para së gjithash për integrimin europian.

“Unioni Europian punon në të ashtuquajturin anëtarësim gradual të Ballkanit Perëndimor, vendeve kandidate në Unionin Europian dhe kjo para së gjithash reflektohet përmes pranimit në tregun e përbashkët evropian dhe një sërë masash që kanë për synim kryesisht integrimin ekonomik të kandidatëve para anëtarësimit” tha Dimitrov. 

Ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq tha pas takimit informal të shefave të diplomacive të BE dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj në Bruksel, se mesazhi i Sërbisë ishte se dëshiron të shikojë çeljen e hapësirës Shengen për mbarë rajonin sa më shpejt që të jetë e mundur.