Tiranë: Në protestë para Ambasadës së Serbisë, rreth 20 demonstrues kundërshtojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Protest u Tirani
Burim: Kosovo Online

Për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe në shenjë solidariteti me shqiptarët e atjeshëm, sot është mbajtur një protestë para ambasadës serbe në Tiranë, në të cilën kanë marrë pjesë rreth njëzet qytetarë.

Duke bërë thirrje për unitet të të gjithë shqiptarëve nën sloganin “Jemi një”, pjesëmarrësit e protestës që u organizua nga organizata joqeveritare nga SHBA me seli në Nju Jork “Rrënjët tona”, folën për krimet e supozuara serbe dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve të cilat, siç u shprehën, janë bërë gjatë tre dekadave të fundit.

Me pankarta “Stop racizmit dhe shovinizmit”, si dhe me flamuj shqiptarë me hartën e territorit të vitit 1913, qytetarët e mbledhur vazhduan protestën e tyre para godinës së qeverisë shqiptare, duke kërkuar nga Kryeministri Edi Rama që të pengojë rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe të braktisin nismën e Ballkanit të Hapur, por dhe çdo bashkëpunim me Serbinë.

"Ndihet era e luftës në veri të Kosovës. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe presidentit Vuçiq është qëndrim agresor dhe luftarak. Ankthi ynë si qytetarë shqiptarë është i madh, sepse çështja e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë me ata që jetojnë në Republikën e Serbisë”, tha profesori në pension Dashamir Uriuci gjatë protestës.

Protesta e siguruar nga disa policë ka përfunduar pa incidente para zyrës së Edi Ramës.