Aleksandar Karagjorgjeviq: Ndaloni katastrofën humanitare në Kosovë e Metohi

Aleksandar Karađorđević
Burim: Kraljevski Dvor Srbije

Si pasojë e lajmit për krizën e mundshme humanitare e cila mund të vijë si pasojë e nivelit të ulët të rezervave të ilaçeve në Qendrën Klinike të Mitrovicës së Kosovës, trashëgimtari i fronit Aleksandar Karagjorgjeviq shprehu shqetësimin për pacientët e atjeshëm, duke dënuar ashpër veprimet e dëmshme të Prishtinës, transmeton RTV.

"Fatkeqësisht jemi në pragun e momentit kur veprime të papërgjegjshme dhe dëmtuese të ndërmarra nga institucionet e të ashtuquajturës "shtetit të Kosovës" mund të kenë pasoja edhe më serioze dhe të rrezikshme për serbët që luftojnë për mbijetesë në krahinën tonë jugore. Me trishtim dhe ankth të madh mora lajmin se, si pasojë e vendimit të Kurtit që në qershorin e këtij viti mori për bllokimin e kamionëve me mallra nga Sërbia qëndrore, në farmacinë kryesore të Qendrës Klinike të Mitrovicës së Kosovës, tani mungojnë ilaçet” tha trashëgimtari i kurorës mbretërore Aleksandar Karagjorgjeviq në një deklaratë për media.

Ky i fundit vlerësoi i tillë veprim i Prishtinës, është i paimagjinueshëm dhe i papranueshëm dhe ftoi të gjithë që kanë ndikim tek kryeministri kosovar, që të ndalin katastrofën humanitare.

“Kjo është e paimagjinueshme dhe e papranueshme, jam thellësisht i shqetësuar dhe i prekur për mirëqenien e pacientëve dhe të gjithë njerëzve që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore. Apeloj tek të gjithë ata që kanë ndikim tek Kurti që të bëjnë gjithçka që kanë mundësi për të parandaluar që fatkeqësia humanitare të mos ndodhë”, tha Karagjorgjeviq.

Ky i fundit shtoi se sërbët janë popull krenar dhe se presionet nga Prishtina nuk do t'i pengojnë ata në vendosmërinë për të qëndruar në vatrat e tyre shekullore.

“E rëndësihme është që ky keqtrajtim i pamend të ndalet. Të rrezikosh të sëmurët dhe të dobëtit, të luash me jetën dhe shëndetin e tyre është më e pakta e gabuar, kjo është diçka që në botën moderne nuk mund të tolerohet dhe duhet të ndalet sa më parë para se të shkohet drejt pasojave të rënda” përmbyll deklaratën trashëgimtari i fronit mbretëror Aleksandër.