Pashalliq: Jemi të shqetësuar për pozitën dhe statusin e sërbëve të ndaluar në Kosovë e Metohi
Avokati i Popullit të Sërbisë Zoran Pashalliq ka biseduar me shefen e Delegacionit Rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqitt ë Kuq (MKCK) Jelena Stijaçiq dhe me kordinatoren rajonale të kësaj organizate Aurela Gotje rreth çështjeve të mbrojtjes së të drejtave të sërbëve të ndaluar në Kosovë, transmeton Politika.
Siç thuhet në deklaratë, avokati i poullit ra dakord për komunikim të qëndrueshëm, ndërsa Pashalliq dhe përfaqësuesja e Delegacionit Rajonal MKCK shprehën shqetësimin për pozitën dhe statusin e sërbëve të ndaluar në Kosovë.
"Pashalliq më 26 qershor, kërkoi prej Komitetit Ndërkombëtar të Kryqitt ë Kuq që sërbët e arrestuar në Kosovë, të mbrohen prej keqtrajtimit dhe torturave të mëtejshme dhe të hetohen veprimet e Policisë Kosovare ndaj tyre kur janë dërguar në qendrat e paraburgimit” thuhet në njoftim.
Zyra transmeton se Pashalliq ka informuar të gjitha institucionet relevante për rastin e sërbëve të arrestuar në Kosovë.
"Avokati i Popullit për torturat ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi, ka vënë në dijeni një numër të konsiderueshëm institucionesh ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndalimin e torturave, duke insistuar në respektimin e plotë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Ndëshkimeve ose Trajtimeve të Tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese” thuhet në deklaratë.
Pashalliq i’u drejtua përmes postës edhe 106 institucioneve kombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, prej të cilave, shtohet në deklaratë, deri më tani ka marrë përgjigje vetëm nga tre prej tyre.
0 komentet