Andoni: Qëndrim liberal i Shqipërisë për nevojën e fuqisë punëtore nga jashtë
Qëndrimi i Shqipërisë ndaj shtetasve të huaj është mjaft liberal për shkak të nevojës që vendi ka për punëtorë nga vende të tjera, vlerëson analisti politik nga Tirana Ben Andoni dhe thekson se këta njerëz janë kryesisht prej vendeve aziatike.
Andoni për zhvillimet në Mal të Zi me shtetasit turq, vuri në dukje se Shqipëria ka raporte të mira politike me Turqinë dhe se tashmë shtetasit e këtij vendi kanë qenë të pranueshëm nga ana e shumicës së popullsisë.
“Egziston qëndrim mjaft liberal i Shqipërisë rreth nevojës që vendi ynë ka për punëtorë nga vende të tjera dhe kryesosht këta punonjës janë nga vendet aziatike. Shfrytëzohet fuqi e lirë punëtore dhe përdoret edhe përshtatja kulturore e Shqipërisë me këto vende. Përsa i përket shtetasve turq, egziston një lloj mirëkuptimi, sepse Turqia ka lidhje historike me Shqipërinë dhe ka gjithnjë e më shumë shtetas turq në Shqipëri, çka ndodh dhe për shkak të marrëdhënieve politike që egzistojnë mes dy vendeve. Egzistojnë shumë elementë mirëkuptimi dhe nuk besoj se egziston ndonjë pengesë për turqit këtu. Kjo është kështu për tani”, tha Andoni.
Ky i fundit tha se deri tek ndryshimi mund ecet kur Shqipëria të mbyllë kapituj të caktuar negociatash me BE.
“Do të shikoni se çfarë do të ndodhë kur Shqipëria të nisë të mbyllë kapitujt e negociatave, sikurse këtë e bëri Mali i Zi. Mali i Zi ka mbyllur shtatë kapituj dhe përgatitet për kapituj të tjerë. Vetëm kur të vijë ai moment, do të shikojmë se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare-nëse do të bëjë ndryshime në politikën e vet ndaj Turqisë për hir të integrimit europian, apo jo", shtoi bashkëbiseduesi ynë.
Duke folur për rolin e rëndësishëm të Turqisë në Ballkanin Perëndimor, Andoni theksoi se ksenofobia në rajon ka rrënjë të thella.
Sipas fjalëve të tij, vendosja e regjimit të vizave për shtetasit turq prej autoriteteve në Mal të Zi, ndikoi në marrëdhëniet midis dy vendeve.
"Politika e qeverisë malazeze jo vetëm që çoi në vendosjen e regjimit të vizave, por krijoi përshtypjen në Ballkan se diçka po ndodh. Egziston justifikim zyrtar i Malit të Zi për këtë qëndrim. Kjo do të thotë se Mali i Zi, si vend që ka ecur më tej se të tjerët në Ballkan në rrugën drejt integrimit europian, duhet të përshtasë politikën e vet në lidhje me regjimin e vizave me vendet e tjera të BE. Megjithatë, në këtë rast, krijohet përshtypja se incidenti ndikoi në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Malit të Zi, ndërsa këto marrëdhënie kanë 140 vjet histori. Kjo çoi deri tek perceptimi se në Ballkan kjo lloj ksenofobie mund të krijohet edhe në vende të tjera", theksoi Andoni.
0 komentet