Arsiq: Shteti i Sërbisë qëndron pranë Universitetit, jemi gati për regjistrimin e brezit të ri studentor
Universiteti i Prishtines me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës, ka shpallur konkurs për regjistrimin e brezit të ri studentor dhe akademikët e ardhshëm kanë në dispozicion 1170 vende me buxhet dhe më shumë se 600 vende të vetëfinancuara në 39 programe studimi. Rektori Nebojsha Arsiq thekson se ky vit është veçanërisht sfidues për shkak të rrethanave politike, por thekson se shteti i Sërbisë qëndron fort pranë Universitetit dhe falë kësaj mbështetjeje, janë siguruar kushtet që viti i ri shkollor të nisë në kohë dhe në kushte optimale për studim.
Arsiq thekson se përgatitjet për regjistrimin e brezit të ri studentor nisën disa muaj më parë.
"Ne me përgatitjet për regjistrimin e studentëve të rinj, nisëm disa muaj më parë me punë të gjerë dhe konsultime me të gjitha fakultetet, nën një sërë masash për të popullarizuar dhe tërhequr brez të ri studentor. Patëm disa aktivitete sikurse ishin 'Dyert e çelëta', Panairi i Arsimit dhe të gjitha fakultetet kryen disa nga këto raunde-me vizita tek të gjitha shkollat e mesme që gravitojnë drejt Universitetit tonë, si dhe në pjesë të tjera të shtetit tonë", spegon Arsiq për Kosovo Onlajn.
Ai shton se ky vit është jashtëzakonisht sfidues kur është fjala për regjistrimin e brezit të ri studentor duke pasur parasysh rrethanat politike në të cilat zhvillohen mësimet.
"Pavarësisht gjithçkaje, mendoj se falë përgatitjeve të mira dhe normalizimit të situatës, do arrijmë të tërheqim një numër të konsiderueshëm studentësh. Kur bëhet fjalë për krahasimin në raport me vitin e kaluar, presim afërsisht të njëjtin nivel të studentëve të regjistruar. Do t’a shikojmë pas afatit të parë të regjistrimit", thekson rektori.
Arsiq bën të ditur se Universiteti shpalli konkurs për regjistrim në vitin e parë të studimeve akademike bazë.
"Afati i regjistrimit nis me dorëzimin e aplikimeve nga 15 deri më 26 qershor, nga 30 qershori deri më 3 korrik janë provimet e pranimit dhe deri më 13 korrik gjithçka duhet të përfundojë. Kemi 1,170 vende me financim buxhetor, kemi gati 600 vende për studentë me vetëfinancim. Kemi 39 programe studimi në nivelin themelor studimor, kështu që ka gamë të gjerë të asaj çka ne ofrojmë për studentët tanë të ardhshëm. Varet nga ata të vendosin dhe të zgjedhin ndonjë nga dhjetë fakultetet tona", thotë Arsiq.
Duke folur për kushtet e studimit, Arsiq thekson se Universiteti, së bashku me Qendrën Studentore, studentëve u ofron kushte cilësore dhe çmimet më të favorshme të studimit.
"Përveç kualitetit që ofrojmë dhe kushteve të studimit, aty egziston edhe Qendra Studentore e cila me kapacitetet e veta, ndjek ritmin e Universitetit dhe këtë e di kushdo që është i njohur me punën e saj, çka na bën të gjithëve konkurrues kur bëhet fjalë për kushtet, me çmime të ulëta studimi në raport me fakultetet dhe universitetet e tjera. Ne kemi çmime me të vërtetë konkurruese, nga 18,000 në Fakultetin e Bujqësisë deri në 100,000 në Fakultetin e Arteve, të gjithë të tjerët janë në atë shkallë. Mitrovica është qytet i të rinjve, qytet i së ardhmes dhe i ftoj të gjithë studentët që mendojnë se mund të vijnë këtu me ne që, si të them, që të ardhmen e tyre t’a bazojnë tek arsimimi që marrin në fakultetet tona, të vijnë dhe të ndjekin kushtet e regjistrimit dhe studimit në universitetin tonë dhe ne do të jemi të lumtur t'i presim ata të jenë pjesë e jona në katër apo pesë vitet e ardhshme", tha Arsiq.
Sikurse thotë, Universiteti përveç arsimimit, përballet dhe me sfida politike në të cilat nuk mund të ndikojë.
"Në vend që të merremi me atë që është puna jonë, të sigurojmë kushte të mira të mundshme në kuptimin e infrastrukturës, ne duhet të merremi edhe me disa çështje politike dhe kjo është diçka që nuk mund të ndikojmë. Megjithatë, po përshtatemi, përpiqemi që në të gjitha këto kushte, të jemi vërtet konkurrues dhe të sigurojmë kushtet më të mira të mundshme. Shteti i Sërbisë qëndron fort pas nesh dhe pa këtë mbështetje nuk do të mund të bënim asgjë. Jemi mirënjohës për këtë dhe falë kësaj mbështetjeje dhe punës e vendosmërisë sonë të palodhur, mendoj se kemi krijuar kushtet që dhe këtë brez studentor t’a presim me kushte më të mira të mundshme dhe t'u garantojmë se viti i ardhshëm shkollor do të nisë në kohë dhe me kushte optimale për arsimimin e brezit të ri studentor", tha rektori.
Arsiq thekson se Universiteti është mjaft aktiv dhe i suksesshëm kur është fjala për projekte dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
"Kemi shumë studentë në shkëmbim ndërkombëtar që në këtë moment janë në një nga universitetet europiane. Mësuesit dhe bashkëpunëtorët tanë janë gjithashtu të ftuar në shkëmbime ndërkombëtare në universitetet europiane. Jemi jashtëzakonisht aktivë në projekte vendase, në bashkëpunim me kompani vendase. Në plan janë dhe disa aktivitete të reja dhe gjithçka është provë se ne nuk merremi vetëm me edukimin e studentëve, por jemi dhe mjaft aktivë në punën hulumtuse-kërkimore. Jemi pjestarë aktivë të bashkësisë ndërkombëtare të universiteteve në Europë dhe shumë shoqatave të tjera dhe së bashku me studentët tanë, të gjithë bëjmë gjithçka që ky universitet të njihet gjerësisht dhe të njihet jo për rrethanat politike në të cilat vepron, por për rezultatet që arrin", tha Arsiq.
0 komentet