Besimtarët nga Banjska mbërrijnë në Novi Sad, prifti Millovac: Nuk u frikësuam, arma jonë e vetme është lutja

Grupi i bestimtarëve ku ditën dhe mbrëmjen e mëparshme e kaluan në Manastirin e Banjskës në veri të Kosovës ku ishte nën goditje, mbërritën mbrëmjen e sotme në Novi Sad, ku i ka pritur kryebashkiaku Millan Gjuriq.
Ndonëse në kohën e të shtënave kanë qenë të mbyllur në ambjentet e manastirit, kanë thënë se nuk kanë qenë të frikësuar.
Prifti Brane Millovac, nga Arqipeshkvia e Baçkës e cila organizoi udhëtimin për në Manastirin e Banjskës, thotë për Kosovo onlajn se qëllimi ishte ruajtja e të gjithë besimtarëve që udhëtuan.
“Ne kemi patur armët tona, të cilat janë lutjet. Mbrëtëroi fryma këshilluese. Përveç lutjeve në kishë, dhe koha që kaluam në trapezarinë e manastirit nën mikpritjen e peshkopit Theodhos dhe igumanit Danillo ndërsa gjatë gjithë kohës rrinte vigjilent me ne, mbështesnim njëri-tjetrin, rrëfenim lutje” thotë ai.
Me këtë, thotë ai, kanë inkurajuar njëri-tjetrin se edhe kjo do të kalojë.
“Falë Zotit, nuk zgjati shumë. Fatkeqësisht ka viktima, siç dëgjojmë nga mediat, nga të dy palët. Por për sa u përket besimtarëve tanë, jemi kthyer, falë Zotit, të gjithë shëndoshë e mire në shtëpitë dhe familjet e tyre”, tha prifti Millovac.
Udhëtimin për në manastirin e Banjskës kaloi me autobuzin e pa plotë me besimtarë nga Arqipeshkvia e Baçkës dhe kjo jo për herë të parë.
“Shkojmë rregullisht në Kosovë. Dhe në Prizren, Deçan... Udhëtimin e organizon Arqipeshkvia e Baçkës dhe njerëzit janë shumë të lumtur. Prania e gjithçkaje që ndodhi ishte diçka që nuk e prisnim, por mbijetuam... Secili me përshtypjet dhe stresin e vet, do t’a bartë si bekim të Zotit apo si eksperiencë...”, tha prifti Millovac.
Besimtarët të cilët natën e djeshme ngelën të bllokuar në Manastirin e Banjskës, sot në vendkalimin e Jarinjës kanë udhëtuar nën mbikqyrjen e policisë kosovare dhe Euleks.
Kryebashkiaku i Novi Sadit Millan Gjuriq i uroi atyre mirëseardhjen në shtëpi.
“Më vjen mirë që jeni shëndoshë e mirë, ju e dini më mirë sesi kaloi kjo e gjitha… Dëshiroj t’ju pres, t’a dini që kemi qenë të gjithë me ju, vetëm ta dimë që jeni mirë” ka thënë Gjuriq.
0 komentet