Bozhidareviq: Pritja e Vitit të Ri ortodoks në Graçanicë me mish në hell dhe argëtim

Dejan Božidarević
Burim: Kosovo Online

Në Graçanicë këtë të shtunë më 13 janar në Sheshin e çlirimtarëve do të organizohet pritja tradicionale e Vitit të Ri ortodoks me mishin në hell, me raki e verë të gatuar dhe program i pasur argëtues-kulturor.

Dejan Bozhidareviq nga organizata joqeveritare “Iniciativ

a rinore e Graçanicës” thekson për Kosovo onlajn se në Graçanicë prej 23 vitesh festohet në shesh Viti i Ri sërb.

“Na pret një argëtim i madh i mirë. Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët me dëshirën e mirë e jo vetëm ortodoksit, të vijnë në Sheshin e çlirimtarëve. Programi nis në orën 21 të shtunën e 13 janarit. Kemi si çdo vit, mish të pjekur, raki e verë të gatuar. E reja është se këtë vit kemi dhe sundukë të Babagjyshit të Vitit të Ri ku fëmijët do të hedhin dëshirat e tyre përmes letrave. Do të jetë direkte tërheqja e tyre në të njëjtën mbrëmje, të dielën do të vizitojmë fituesit të cilët ishin përzgjedhur nga Babagjyshi i Vitit të Ri dhe do t’u sjellim dhuratat. Ftojmë të gjithë qytetarët të vijnë për t’iu bashkuar festës, kjo për ne është ngjarje e madhe”, ka thënë Bozhidareviq, i cili është një prej organizatorëve të pritjes së Vitit të Ri në sheshin e Graçanicës.

 

Ndonëse në pritjen e Vitit të Ri ortodoks janë njoftuar se do të ketë temperatura të ulëta, Bozhidareviq shpreh bindjen se kjo nuk do të ndalë banorët e Komunës së Graçanicës që Vitin e Ri t’a presin në shesh.

“Shpresoj që rakia dhe vera të n’a ngrohë pak, por mirë është dhe argëtimi. Kemi program kulturoro-argëtues, do të na argëtojë Slloba Vasiq dhe Lena Çollak, këtu është edhe grupi ynë lokal dhe DJ, kështu që e gjithë kjo zgjedhje do të ketë program të mirë argëtues-kulturor” thotë Bozhidareviq.

Për “natën më të çmendur” në Graçanicë do të marrë pjesë dhe grupi lokal “Dilema e madhe”, si dhe DJ Ares.