Çfarë i tërheq turistët në Kosovë: Manastiret mesjetare, natyra e bukur dhe shijet e paharrueshme
Manastiret mesjetare, rrugët shpirtërore, turet religjioze nëpër disa nga lokalitetet më të vlefshme të trashëgimisë kulturore sërbe, janë vetëm një pjesë e ofertës turistike të komunave sërbe në Kosovë. Vizitorët tërhiqen nga bukuria natyrore, por edhe nga verërat e paharrueshme të Hoçës së Madhe dhe Rahovecit, si dhe specialitete të shumta gastronomike.
Shkruar nga: Katarina Saiçiq
Në stendën e Zyrës për Kosovë e Metohi në Panairin e 47 Ndërkombëtar të Turizmit janë prezantuar organizatat turistike nga komunat sërbe. Ndihmësdrejtori i Zyrës për K&M Veselin Koçanoviq tha se stenda ishte mjaft e vizituar ndërsa vizitorët shijuan oferta të shumta.
"Stenda është e bukur, fort e vizitueshme, është përgatitur me program të pasur artistiko-kulturor nga territori i K&M” ka thënë Koçanoviq për Kosovo Onlajn.
Djathi i sharrit, verë e Metohisë dhe pite nën saç
Si pjesë e promovimeve, vizitorët provuan djathin e sharrit, piten e veçantë nën saç-petët, ajvarin e shtëpisë, produkte mishi të tharë, mjaltë, raki dhe ëmbëlsira shtëpie. Dashamirësit e duarbërësve mund të shijonin punimet e tyre artizanale, ndërsa manastiri i Graçanicës prezantoi suvenire të shenjta dhe produktet e tij.
Në kuadër të ofertës turistike në Kosovë, përveç manastirit, u reklamuan dhe lokacione arkeologjike, kalaja e Novobrdës, vendlindja e Knez Llazarit-Prilepac, por dhe përmbajtje të shumta kulturore.
Drejtoresha e Bibliotekës Popullore të Graçanicës, Brankica Kostiq, veçoi mikpritjen e banorëve kosovarë dhe atmosferën e veçantë për të cilën thotë askush nuk është e njëjtë që të kthehesh nga Kosova.
"Kur vini në Kosovë e Metohi, ju vini në atdheun tuaj, atdheun e paraardhësve të tu, në tokën e pasardhësve të tu dhe çdo njeri që vjen në Kosovë e Metohi e ndjen, ai nuk kthehet i njëjtë", tha Kostiq për Kosovo Onlajn.
Shtoi se vizitorët më shumë dëshirojnë të shikojnë manastiret mesjetare, por dhe shumë vende të tjera.
"Kur Nemanjiqët ndërtuan objektin e shenjtë, i ndërtuan për përjetësi. Pastaj, kur vjen në Manastirin e Graçanicës, në atë të Deçanit, në Patriarkanën e Pejës, në Deviç, në Gorioç, kur vini në Kalanë e Novobrdës, ju shikoni dhe ndjeni sesi koha është kategori relative", tha Kostiq.
Tradicionalisht mikpritës të mirë
Ajo i ftoi të gjithë turistët të vizitojnë Kosovën dhe theksoi se ata përpiqen të jenë mikpritës të mirë, sepse kjo është pjesë e traditës së tyre.
"Nuk ka lumturi më të madhe kur shoqëroni këta të ftuar dhe kur i shikoni, të them me lot në sytë e tyre, por jo lot trishtimi por gëzimi. Dhe kur ndjeni këtë premtimin e tyre se do të vijnë sërish sepse kjo me të vërtetë thuhet nga zemra. Përveç turizmit fetar i cili është pjesë mbresëlënëse e të gjitha udhëtimeve të njerëzve që vijnë në Kosovë e Metohi, këtu është dhe ajo që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore. Shtëpia e Kulturës në Graçanicë është me të vërtetë tempull kulture, ku zhvillohen promovime librash, ekspozita arti, ekspozita të artistëve të rinj, por edhe veteranë në ato ujëra", theksoi bashkëbiseduesja jonë.
Kujtoi se në Metohi ka shumë për të parë.
"Ka shumë për të parë në Kosovën qëndrore, më tej në Metohi-Metohia është motra jonë, vend i mrekullueshëm që nxjerr si trishtim ashtu edhe gëzim. Kënga është diçka shumë mbresëlënëse në Kosovë e Metohi. Mund të ndjesh vajtim të thellë edhe në këngën më të gëzueshme kosovare. Ajo pasqyron jetën. Kosova e Metohia ofron shumë. Nëse asgjë tjetër, ai ajër që thith, ai do t’ju rehabilitojë gjithë trupin sepse ky është atdheu yt", konkludoi Kostiq.
Më i populluari turizmi fetar, festivalet dhe turet natyrore
Drejtoresha e Organizatës Turistike të Graçanicës, Sandra Gjokiq tha se mes turistëve që vizitojnë Kosovën, më të populluarat janë turizmi fetar, festivalet verore por dhe dalja në natyrë.
"Turistët nga rajoni, por dhe më gjerë, vijnë në Kosovë e Metohi më shpesh me qëllim që të vizitojnë monumentet fetare të kulturës. Pra, turizmi më i interesuar dhe domethënës tek ne është turizmi fetar, por gjithashtu dhe numër i madh vizitash realizohen në verë, kur kemi manifestimet tona tradicionale. Ndaj mund të themi se turizmi manifestohet me vizita veçanërisht në zonat sërbe. Është mjaft i vizitueshëm manifestimi "Festivali i Vidovdanit" dhe atëherë kemi fluksin më të madh të turistëve", tha Gjokiq për Kosovo Onlajn.
Shtoi se Kosova ka potencial të madh për turizëm.
"Veç turizmit fetar, kemi dhe vende të mëdha arkeologjike që janë interesante. Ne në Graçanicë, në vendin arkeologjik të Ulpianës, sipas statistikave, regjistrojmë më shumë se 30,000 vizita në vit. Veç kësaj, aty egziston dhe turizmi aventuresk, pra i natyrës dhe për nga frekuenca veçanërisht dallohet Mali i Sharrit. Të gjitha llojet e turizmit që janë më të zakonshmet në botë janë edhe më të njohurat tek ne", tha Gjokiq.
Kjo e fundit tha se midis turistëve ka njerëz të të gjitha moshave dhe përsa i përket turistëve të huaj, ata kryesisht vizitojnë objekte kulturore që ndodhen në listën e UNESKO.
Vizitorët: Manastiret janë më populloret por dhe natyra është e pashmangshme
Vizitorët e Panairit të Turizmit thonë se do të donin shumë të vizitonin Kosovën e veçanërisht manastiret mesjetare, vreshtat dhe kantinat e verës në Hoçën e Madhe dhe natyrën e bukur.
Milivoje Filipoviq nga Zemuni do të shkonte në Kosovë kryesisht për shpirtërim por atë e intereson më shumë vera.
"Do të vizitoja manastirin e Deçanit. Përveç atij manastiri dhe manastiret e tjera dhe të gjitha viset tona ku janë prodhuesit tanë të mirë të verës, sikurse Hoça e Madhe", tha Filipoviq.
Me të pajtohet edhe Maria Antiq Cvillanoviq nga Beogradi.
"Kryesisht do të vizitoja manastiret sërbe-Patriarkanën e Pejës dhe Deçanit. Kjo është një nga objektet më të bukura në Kosovë e Metohi. Ato ruajnë traditën tonë dhe datojnë prej shekullit të XII dhe XIII", tha Marija Antiq Cvilanoviq nga Beogradi.
Semir Kardoviq nga Rozhaja në Mal të Zi ndërkohë thekson bukuritë natyrore.
"Meqenëse vizitoj Kosovën, jam guidë turistike, përveç të gjitha pamjeve historike, natyra është e pashmangshme. Nga mali i Sharrit deri në grykën e Rugovës, këto janë perlat e Ballkanit", tha Kardoviq.
0 komentet