Danica Petroviq nga Shkupi rreth riteve të Pashkës: Fillimisht lyerja e vezëve u jep fëmijëve shëndet

Danica Petrović
Burim: Kosovo Online

Lyerja e vezëve është pjesë e riteve të hershme të kristianëve ortodoks me rastin e festës më të madhe. Fillimisht vezët detyrimisht duhet të lyhen me bojë të kuqe. Prej traditës nuk devijon as pensionistja Danica Petroviq nga Shkupi. Sqaron se në Maqedoninë e Veriut vezët e Pashkës lyhen të enjten e Madhe apo të shtunën e Madhe ndërsa vezën e parë të ngjyrosur u’a sjell fëmijëve dhe u’a rrotullon rreth fytyrës me dëshirën që të jenë të shëndetshëm dhe të kuq si veza e Pashkës.

“Para të Premtes së Madhe, vezët lyhen të enjten e Madhe, zakonisht tri vezë para lindjes së diellit, ndërsa të tjerat lyhen të shtunën ose nëse mundet amvisa, të enjten i lyen të gjitha vezët”, thotë Petroviq.

Gjatë ditës më të trishtuar për të gjithë kristianët-e Premtja e Madhe, besimtarët shkojnë në kishë.

“E Premtja e Madhe është dita më trishtuese për kristianët ortodoksë, në atë ditë ata zakonisht agjërojnë dhe shkojnë në kishë, ku të gjithë sjellin vezë dhe lule”, spegon ajo.

Shton se sipas riteve veza e parë e lyer u sillet fëmijëve dhe u rrotullohet rreth fytyrave me dëshirën që të jenë të shëndetshëm dhe të kuq si veza e Pashkës. Atë ditë veza e vitit të kaluar hidhet në ujë dhe në vend të saj vendoset veza e sivjetshme e cila mbahet gjatë gjithë vitit”, thotë kjo grua e çmueshme. 
Vezët më së shpeshti lyhen me ngjyrë të kuqe, por amvisat moderne i lyejnë me ngjyra dhe mënyra të ndryshme dhe i zbukurojnë artistikisht me gurë, perla, petale. 

"Dikur vezët lyheshin në mënyrë natyrale, më shpesh me lëvozhgë qepe, panxhari, piper i kuq, gjethe majdanozi apo lule të tjera. Tani teknologjia ka avancuar dhe amvisat më moderne po gjejnë mënyra të reja për të lyer vezët e Pashkës", shton Petroviq.

Siç diktojnë ritet, vezët e para çukiten të dielën pak pas mesnate, pas liturgjisë së Pashkës në kishë.
“Njerëzit mblidhen para kishës dhe të gjithë çukisin vezët. Kështu që ndërpritet agjërimi. Në Pashkë familja mblidhet në tryezë të përbashkët dhe sipas traditës detyrimisht piqet mish qengji, shërbehet supë me mish qengji, ëmbëlsira të ndryshme sikurse sherbet, kadaif dhe bakllava. Dita festohet në familje që të gjithë të jenë të lumtur” sqaron Danica ritet e Pashkës. 

Tryeza e Pashkës është sikurse thotë, më e pasura. 

“Gjithkush përpiqet që të vendosin sa më shumë gatime në tryezë. Në përputhje me mundësitë sigurisht” thotë ajo. 

Pashka është festa më e madhe e kristianëve. 

“Dikur njerëzit vizitonin të afërmit e tyre, sillnin vezë, i çukisnin, kalonin ditën së bashku në festën ortodokse” shton Danica Petroviq.