Familjet e sërbëve dhe shqiptarëve të zhdukur: Politika ka bllokuar procesin e gjetjes së të shtrenjtëve tanë
Prej më shumë se çerek shekulli pas përfundimit të konfliktit në Kosovë në listën e konsoliduar të personave të zhdukur ndodhen edhe 1.612 të tjerë ndërsa familjet e personave të zhdukur theksojnë se proçesi i gjetjes së të shtrenjtëve të tyre është bllokuar si pasojë e politikës për gati katër vite dhe se nga lufta e tyre për të vërtetën dhe të drejtën dhe gjetjen e personave përgjegjës rreth fatit të anëtarëve të familjeve të tyre, do ta vijojnë deri në atomin e fundit të forcës.
Si problem kryesor gjatë tryezës së rrumbullaktë nën moton "Të zhdukurit, kujdesi i askujt”
shënuan atë çka puna e Grupit të Punës nën ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq i cili përbëhet nga përfaqësues të Beogradit dhe Prishtinës, është bllokuar për të katërtin vit, para së gjithash për shkak të pengimit të autoriteteve prishtinase.
Thonë se është e nevojshme që çështja e personave të zhdukur të zgjidhet ekskluzivisht si çështje humanitare dhe politika të qëndrojë mënjanë.
Kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Viktimave të Kosmetit, Natasha Shqepanoviq, tha se sot familjet e sërbëve dhe shqiptarëve të zhdukur janë mbledhur në Beograd dhe në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve e cila kujtohet më 30 gusht.
“Kush e di se për të sajtën herë jemi bashkë dhe së bashku duam të tërheqim vëmendjen e institucioneve dhe organizatave vendase dhe ndërkombëtare për këtë problem tonin që ka zgjatur tej mase. Kkanë kaluar më shumë se çerek shekulli që kërkojmë të zhdukurit tanë, procesi pothuajse ka ndalur, ka qenë i ngrirë në njëfarë mënyre, nuk ka identifikime dhe zhvarrime të reja, statistikat janë humbëse. Ne nuk do të tërhiqemi pavarësisht nga të gjitha këto fakte” thekson Shqepanoviq.
Kjo e fundit thotë se ka shumë persona të cilët janë ende në kërkim dhe bën të ditur se familjet do të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj organeve kompetente dhe përkatëse.
Në këtë kuptim, siç ka bërë të ditur Shqepanoviq, do të organizohet e njëjta tryezë dhe në Prishtinë më 22 gusht.
“Po përpiqemi për sa kohë të kemi atomin e fundit të forcës, nuk do të tërhiqemi nga kjo luftë për të vërtetën dhe drejtësinë, do të përdorim metoda të ndryshme dhe sa do të kemi sukses, koha do t’a tregojë”, tha ajo.
Shqepanoviq si arsyen kryesore çka procesi ka ngrirë, bën të ditur mungesën e vullnetit politik që ky problem të zgjidhet.
“Ne familjet e të zhdukurve mendojmë në atë mënyrë se të gjitha problemet e tjera, kalojnë problemet e jetëve njerëzore dhe fatit të të zhdukurve tanë. Mendoj se është Prishtina ajo që e ndal dhe e pengon këtë proces, nuk ka paralele-të gjithë ata që janë zhdukur deri më tani, dhe që janë gjetur, më pas janë identifikuar dhe varrosur, kjo është bërë falë Grupit Punues Beograd-Prishtinë nën ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, megjithatë puna e atij grupi thuajse është ndalur, ato takime të përbashkëta, shkëmbimet e informacioneve dhe nëse ka, ne nuk jemi informuar për të gjitha këto”, tha ajo.
Shqepanoviq thekson se është e nevojshme të ulemi në tryezë që çështja e të zhdukurve të zgjidhet ekskluzivisht si çështje humanitare dhe civilizuese, ndërsa politika të qëndrojë mënjanë.
Drejtori egzekutiv i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur në Prishtinë Bajram Qerkinaj, thekson se situata për personat e zhdukur është bllokuar plotësisht për tre vite.
“Ne jemi nën pasiguri prej 25 vitesh pasi politika e ka bllokuar tërësisht punën e Grupit të Punës, ndërsa komisionet qeveritare merren me gjëra joserioze, ndaj ne familjet jemi të pakënaqur në të katërtin vit. Ne familjet nuk do të ndalemi, e domosdoshme është që politika të qëndrojë jashtë këtij problem sa më parë të jetë e mundur se kjo është çështje humanitare sikurse iç e kanë propozuar katër vite më parë”, tha Qerkinaj.
Njëkohësisht siç thekson Qerkinaj, është e nevojshme të ushtrohet presion ndaj Beogradit dhe Prishtinës që t’a lënë politikën dhe të hapet seriozisht kjo çështje e dhimbshme sepse nevojitet të gjenden edhe 1612 persona të tjerë të zhdukur.
“Kush duhet të bëjë më shumë se komisionet qeveritare të propozuara nga Beogradi dhe Prishtina si dhe grupi punues. Megjithatë gjithçka është e bllokuar, si mund të kalojnë tre, katër vite që grupi i punës të mos punojë, si nuk mundet të gjejnë asnjë informacion qoftë edhe pak për të qetësuar familjet e të zhdukurve. Mesazhi për të gjithë ata që janë në pushtet, për të gjithë ata që e dinë se çfarë do të thotë të jesh njeri, që dinë se çfarë janë njerëzit, është të dalin në takim”, tha Qerkinaj.
Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq bën të ditur se Beogradi e ka mbështetur plotësisht inicijativën që rreth kësaj teme të bashkëbisedohet.
“Kjo temë është e rëndë dhe e ndjeshme dhe në këtë moment, fatkeqësisht është në ngërç. Mbështetëm iniciativën për njihemi me familjarët e të zhdukurve, të cilët janë më të interesuarit për këtë, për t'i njohur me atë që po bëjmë momentalisht, të cilat janë aktivitetet dhe ku janë problemet” u tha Odaloviq gazetarëve.
Sikurse sqaron ajo çka është deri më tani kornizë për punë dhe bashkëpunim, është Grupi i Punës për personat e zhdukur, i cili për të katërtin vit radhazi është bllokuar në të cilin përfshihen përfaqësues të Beogradit dhe Prishtinës ndërsa kryesohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
“Kjo është diçka për të cilën kemi punuar 15 e më shumë vite deri më tani dhe kemi patur rezultate domethënëse, por me vendim të paarsyeshëm, në radhë të parë nga pala prishtinase, përkatësisht Albin Kurti, kjo është bllokuar dhe ne po tentojmë të gjejmë mënyrën që këtë t’a kapërcjemë dhe të vazhdojmë të punojmë”, thotë Odalloviq.
Sipas fjalëve të tij, ka pasur disa aktivitete që Beogradi i ka lëvizur drejt Gjenevës dhe Brukselit për të tentuar aktivizimin e mekanizmit nga ajo anë.
“Të jemi në frymë dhe në atë që është dakordësuar në Deklaratën për Personat e Zhdukur në Ohër vitin e kaluar, për t’a vënë në funksion. Fatkeqësisht për tani aty nuk kemi ndonjë rezultat domethënës, jemi absolutisht të hapur për atë temë dhe për të gjitha propozimet që vijnë nga cilado palë, por fatkeqësisht iniciativa që kemi paraqitur nuk kemi, të paktën ne, ndoshta dikush tjetër, pikëpamjet e Prishtinës-përse Prishtina nuk do apo nëse duan, si duan dhe çfarë duan", thekson ai.
Sikurse shton kjo është ajo çka Beogradi ka insistuar me këmbëngulje dhe në shumë takime në Bruksel kjo ka qenë temë.
Por, sikurse vë re, fatkeqësisht as kjo nuk dha ndonjë rezultat.
Thekson gjithashtu se delegacioni i Prishtinës dhe i Beogradit për këtë çështje nuk janë takuar asnjëherë në Bruksel.
“Kjo është ajo çka na shqetëson, për të mos folur rreth arkivave, informacioneve, vendndodhjet, kërkimet e vendndodhjes çka është diçka për të cilën duhet të marrëveshohemi mes vetes, të krijojmë dinamikë dhe të jemi në terren dhe jo të bëjmë takime dhe të spegojmë përse diçka nuk shkon, ndërsa këto janë gjëra që janë operative dhe që janë janë të vetmet që u interesojnë familjeve shqiptare e sërbe” ka thënë Odalloviq.
komentet